GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, cila komunë shpalli fitoren në shumicë

23:15 - 31/10/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, cila komunë shpalli fitoren në shumicë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën (31 tetor) në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave nga shtabi i kësaj partie, Shkupi është fituar nga kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.

VMRO DPMNE: Populli vendosi për një të ardhme të re

“Pjesëmarrja masive ishte përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ditën e diel. Një ditë e trishtë për qeverinë jodemokratike të (kryeministrit, Zoran) Zaev, një ditë e fortë për vullnetin e popullit që vendosi për ndryshim dhe një të ardhme të re. Qeveria e Zoran Zaevit e tregoi fytyrën e saj jodemokratike në dritë të plotë. Nga njëra anë pushteti është në panik, në anën tjetër populli dhe vullneti i tij i lirë”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Kjo parti ka shpallur fitore edhe në 15 komuna tjera.

LSDM: Qytetarët votuan lirshëm

Lidhja Social-Demokrate (LSDM) nuk e ka komentuar ende rezultatin zgjedhor, por në paraqitjen e parë më tepër ka komentuar procesin zgjedhor.

“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për t’i kompromentuar zgjedhjet me taktikat e tyre të regjimit dështuan”, tha në një konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Votimet në Maqedoninë e Veriut

“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të kompromentuar zgjedhjet me taktikat e tyre të regjimit dështuan. I tillë ishte rasti me Gjorçe Petrov, Koçan dhe Makedonska Kamenica. Aty VMRO-DPMNE me taktikat e saj të regjimit tentoi të ndikojë në vullnetin e votuesve. Por, qytetarët votuan lirshëm dhe vullneti i tyre zgjedhor nuk u vu në dyshim”, tha Kuzevska.

BDI-ja shpalli fitoren në shtatë komuna

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) balotazhin për zgjedhjet lokale e ka vlerësuar si demokratik ndërsa publikoi fitoren e partisë së tij në shtatë komuna.

“Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në Haraçinë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lëvizja BESA shpalli fitoren në Tetovë dhe Zhelinë

Lëvizja Besa ka shpallur fitoren në Tetovë, ku sipas Arjanit Hoxhës nga kjo parti, kryetar i ri i komunës do të jetë Bilall Kasami, i cili sipas tij ka fituar bindshëm kandidaten e BDI-së, Teuta Arifi.

“Lodhja e tetovarëve nga qeverisja katastrofale tetëvjeçare e BDI-së, ka bërë që fitorja jonë dhe oferta për një Tetovë ndryshe të jetë arsyeja e fitores tonë”, ka deklaruar Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve.

Kjo parti ka fituar edhe në komunën e Zhelinës, një komunë rurale kjo në rajonin e Tetovës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka shpallur rezultatet pasi në disa komuna ende procesi i votimit nuk ka përfunduar për shkak të vonesave teknike që pati zgjatë ditës.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski. /REL/

Etiketa: Maqedonia e Veriutzgjedhje lokale

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Pse gjatë xhirimeve të filmave përdoren armë të vërteta

Pse gjatë xhirimeve të filmave përdoren armë të vërteta

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com