GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet në PD, Gjana: Pjesëmarrja deri tani 17,2%, asnjë nga vëzhguesit e Shehajt nuk u përjashtua

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në PD, Gjana: Pjesëmarrja deri tani 17,2%, asnjë nga vëzhguesit e Shehajt nuk u përjashtua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave më 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 12 948 anëtarë, ose 17.2% e anëtarësisë.

“12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy-tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit për anëtarë me kartë janë marrë vendimet përkatëse në komision dhe procesi ka vazhduar”, tha Gjana.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për akuzat e bërë më herët nga kandidati Agron Shehaj, Gjana tha se nuk ka pasur asnjë rast përjashtimi të vëzhguesve të këtij kandidati.

Ajo që ka ndodhur sipas Gjanës, është se personat në fjalë nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme për ta ushtruar atë funksion.

“Mbrëmë deri ne 00.30 ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve për përfaqësuesit. Me kandidaten Harxhi deri në orën 12 kemi mbyllur të gjitha emrat. Ajo ka lënë disa vende bosh, nuk ka përfaqësim dhe ka pasur dakordësim. Në 7-8 raste kemi pasur probleme të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj. Sepse erdhën disa propozime që u rrëzuan nga Komisioni. Ose kanë pasur kartë anëtarësie, ose nuk kanë qenë në listën e anëtarëve, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër”, tha Gjana.

Etiketa: Jemin GjanaPD

Lajme të lidhura

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween
Breaking Views

“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

20:13 - 31/10/26
“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008
Breaking Views

“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

20:04 - 31/10/26
Para
Vdekja e 44-vjeçarit në Velipojë, pushuesit dalin në protestë për mungesë të stafit mjekësor

Vdekja e 44-vjeçarit në Velipojë, pushuesit dalin në protestë për mungesë të stafit mjekësor

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com