GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet në PD, Nishani: Sot demokratët janë të braktisur, njeriu që i thirri në protesta i ka harruar

08:58 - 15/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në PD, Nishani: Sot demokratët janë të braktisur, njeriu që i thirri në protesta i ka harruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani  ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, pas zgjedhjeve të brendshme për kryetar të Partisë Demokratike.

Nishani është ndalur fillimisht tek fushata e anëtarëve për zgjedhjen e kryetarit, për të cilën thotë se ishte e papranueshme.

Ai gjithashtu sjell në vëmendje protestat e organizuara nga kreu i PD-së Lulzim Basha kundër kryeministri Rama.

Nishani thotë se gjatë takimeve është njohur me qindra anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të PD që prej 1 viti, endeshin në dyert e prokurorive dhe gjykatave vetëm sepse kishin marrë pjesë në protestat, ndërsa shton se ishte kryedemokrati Basha, ishte ai që i thirri në protestë dhe se është po ai i cili tashmë i ka tradhtuar.

Më tej, Nishani i bën thirrje çdo avokati që të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e procedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve , falas pa pagesë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH, në takime në qytete të ndryshme përveç të tjerash ndesha me një situatë të papranueshme për shumë anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër regjimit banditesk të Edi Ramës.

Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me padrejtësinë e kontrolluar nga Pushteti.

E drejta e protestës është e drejta më fondamentale e njerëzve të lirë.

Një e drejtë e garantuar dhe mbrojtur nga Kushtetuta në Shqipëri.

Lulëzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica !

Por sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhtuar !

Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avokatë e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore.

Ata janë të tradhtuar edhe nga ata që ju kërkuan atyre aksionin qytetar.

Ju bëj thirrje të gjithë avokatëve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil ; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e procedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve , falas pa pagesë !

Ata demonstruan përgjegjësi qytetare duke u ngritur ndaj padrejtësive, varfërisë, keqqeverisjes, korrupsionit, skandaleve të një pushtetit abuzues.

Njeriu që i thirri në protestë i ka harruar dhe abandonuar tashmë.

Por ata nuk duhen lënë vetëm !

Misioni i tyre ishte qytetar dhe meritojnë vëmendje e kujdes qytetar.

Etiketa: Bujar NishaniPD

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Anëtarët e Këshillit Bashkiak për Dritan Lelin: I dha leje PD të zhvillojë mbledhje duke thyer masat anti-Covid

Anëtarët e Këshillit Bashkiak për Dritan Lelin: I dha leje PD të zhvillojë mbledhje duke thyer masat anti-Covid

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com