GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KAS legjitimon votat e burgut/ Opozita i drejtohet Kolegjit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Kutia e burgut e paligjshme’, KAS shpall fitues kandidatin e PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të martën që të njohë si të vlefshëm votimin e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës, pavarësisht pretendimeve dhe provave që paraqiti koalicioni “Bashkë Fitojmë” për paligjshmërinë e ngritjes së Komisionit të Qendrës së Votimit dhe listës së votuesve në këtë QV.

Relatori i çështjes, Ledio Braho shpalli vendimin për “rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në tabelën e rezultateve për bashkinë Rrogozhinë të rezultatit të zgjedhjeve për Qendrën e votimit  2224/1 të IEVP Rrogozhinë”.

Po të martën, KAS vendosi ndryshimin e tabelës së rezultateve për bashkinë Rrogozhinë pas rinumërimit të votave për 55 qendra votimi, duke ngushtuar rezultatin mes dy kandidatëve me vetëm 21 vota më tepër për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla.

Sipas tabelës së re të rezultateve, për këtë bashki janë 10237 vota të vlefshme, 273 vota të pavlefshme, 5129 vota për kandidatin Edison Memolla dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën e “BF”-së.

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i koalicionit Bashkë Fitojmë tha se vendimi i KAS-it do të apelohej në Kolegjin Zgjedhor, pasi provat dhe faktet tregonin për një paligjshmëri të procesit me efekt të dukshëm në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Është një proces që ka filluar pa një qendër të ngritur sipas ligjit, pa një listë të miratuar sipas ligjit, ku kanë votuar shtetas të cilët ligji i ndalon në mënyrë kategorike që të votojnë në këto lloj zgjedhjesh në atë qendër të posaçme,” tha Kaso.

Gjatë seancave të shqyrtimit, avokatët e koalicionit BF argumentuan se Komisioni i Qendrës së Votimit në këtë burg ishte ngritur pa vendimmarrje të KQZ-së dhe se shumica e të burgosurve që kishin votuar nuk kishin të drejtë të votonin bazuar në kriteret ligjore, për shkak të vendbanimit dhe mospasjes së emrit në listën e zgjedhësve.

Sipas Kasos, kriteri numerik që parashikon ligji është 15 zgjedhës me të drejtë vote që të kenë vendbanimin në atë zonë me kod unik banese, ndërkohë që vetëm 2 prej tyre kanë vendbanim në Rrogozhinë. Ai iu referua të dhënave për votuesit e kësaj QV të dorëzuara nga Drejtoria e Burgjeve.

“Nuk mund të privilegjohen dhe as të diskriminohen”, tha Kaso, duke shtuar se asnjë shtetasi tjetër nuk u lejohet të ndryshojnë qendrën e votimit pas shpalljes së listës së zgjedhësve.

BF kërkoi pavfleshmëri të veprimeve administrative dhe përsëritje zgjedhjesh në këtë bashki.

Por përfaqësuesi ligjo i PS-së, Eridian Salianji  kundërshtoi pretendimet e opozitës, duke e lidhur kontestimin e tyre me rezultatin e ngushtë.

“Të burgosurit nuk janë skllevër, nuk u privohet liria e votës,” tha ai, duke shtuar se pala tjetër nuk kishte pasur asnjë ankesë për këtë QV në proceset e mëparshme zgjedhore.

Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit,  ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total 80 ishin në favor të tij.

Etiketa: burguKASRrogozhinevota

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Japonia investon 107 mld dollarë për dekarbonizimin e vendit

Japonia investon 107 mld dollarë për dekarbonizimin e vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com