GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet në Rrogozhinë, nis shpërndarja e bazës materiale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Zgjedhjet në Rrogozhinë, nis shpërndarja e bazës materiale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Rrogozhinë do të mbahen nesër zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiak, ndërsa garojnë Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha, kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë që ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, qytetarët e Rrogozhinës do të mund të votojnë në 54 qendra votimi.

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë përsëritje e atyre të 14 majit, pasi Kolegji Zgjedhor pranoi pjesërisht kërkesat e opozitës, lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin e majit.

Kandidati i maxhorancës, Edison Memolla, fitoi zgjedhjet e 14 majit përmes votave të kutisë së burgut.

Ajo që ka rënë në sy përgjatë ditëve të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të Rrogozhinës është angazhimi maksimal i Erion Veliajt, kryebashkiak i Tiranës, por edhe drejtues politik i PS-së, dhe pothuajse të gjithë drejtorëve që ai ka në varësi, në krah të kandidatit Memolla.

Në anën tjetër opozita tregohet entuziaste për rezultatin edhe për faktin se ka një rikthim të emigrantëve, që nëse do të votojnë ditën e nesërme, mund të jenë një mbështetje e mirë për kandidatin Hoxha.

Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 dhe qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00. Rezultati për zgjedhjen e kryebashkiakut pritet të jepet në orët e para të ditës së hënë.

Etiketa: kandidateRrogozhineZgjedhje

Lajme të lidhura

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Sulm me molotov kundër lokalit, 11 të vdekur

Sulm me molotov kundër lokalit, 11 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com