GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zgjedhjet në veri, Kurti: S’do të ketë dorëheqje të kryetarëve aktual

17:59 - 12/07/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet në veri, Kurti: Serbia të ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Për organizimin e tyre, ai shtoi se duhet të ndiqen procedurat që parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Po ashtu, shefi i ekzekutivit tha se nuk mund të imponojë garimin në zgjedhje të Listës Serbe.

Kurti foli edhe për marrëveshjen për shtensionim, ku tha se pas dy javëve të qeta në veri, janë dakorduar për zvogëlim të pranisë së policisë.

“Në dy javët e fundit, nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente. Duke pasur parasysh që në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente në dy javët që shkuan, ne kemi thënë që është e dobishme të bëjmë një zvogëlim, një reduktim për 25 për qind të pranisë së Policisë në ndërtesa dhe në rrethinat e tyre, si gjest i vullnetit të mirë nga ana e Kosovës. Në anën tjetër, ju e dini që ka pasur arrestime si asnjëherë më parë në veri të Kosovës, kundër ekstremistëve të dhunshëm, kundër grupeve kriminale ilegale dhe sundimi i ligjit vazhdon edhe më tej. Nuk është diçka që përfundon”, deklaroi Kurti. Shefi i ekzekutivit theksoi se marrëveshja nuk përcakton largimin e njësiteve policore, sepse këtë e bën Policia e Kosovës. “Njësitë policore nuk janë duke u zvogëluar, është duke u zvogëluar prania e policisë. Marrëveshja jonë nuk është për largim të kësaj apo të asaj njësie, sepse këto janë vendime të brendshme të Policisë së Kosovës, e cila ka kryer trajnime profesionale dhe ku politika nuk përzihet dot. As kemi vullnet dhe as kemi interes për një gjë të tillë. Ne çfarë kemi dakorduar në Bratisllavë dje, pas konsultimeve edhe me Policinë e Kosovës është se pas këtyre dy javëve, dukshëm më të qeta dhe më të sigurta në veri të Kosovës, mund të zvogëlojmë praninë e policisë, pra numrin e gjithmbarshëm për 25 për qind”, theksoi ai para gazetarëve.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në veri, Kurti shtoi se duhet të ndiqen procedurat siç e parasheh ligji në Kosovë.

Po ashtu, shtoi se nuk do të ketë dorëheqje të katër kryetarëve.

“Dorëheqja është një akt individual moral, pra nuk e thotë dikush në vend të dikujt tjetër. Kur e thotë dikush në vend të dikujt tjetër, mund të jetë shkarkim. Por dorëheqja është dorëheqje e dikujt të veçantë, të cilën duhet ta pyesni. Nuk do të ketë dorëheqje, por do të ketë neni 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, shtoi ai.

Kurti deklaroi se nuk mund të imponojë garimin e partive politike dhe se ligji duhet të jetë mbi politikën.

“Unë si kryeministër i Kosovës duhet të krijojë kushtet për zgjedhje të lira, demokratike e ferr, që paraprihen nga një fushatë para zgjedhore, e cila ua mundëson të gjithëve të garojnë pa frikë, të votojnë pa kërcënime dhe unë e dua pluralizimin politik. Cila parti garon e cila parti nuk garon, unë nuk imponoj dot. Mirëpo, ne duhet të krijojmë kushtet që ata që duan të garojnë ta kenë një mundësi të tillë. Kjo nënkupton që ligji duhet të jetë mbi politikën në mënyrë që të kemi demokraci. Partitë politike janë aty, veçse ligji është mbi ato, përfshirë edhe mua si kryetar parti edhe si kryeministër”, përfundoi ai.

Të hënën në Bratislavë, është arritur marrëveshja ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për shtensionimin e situatës.

Etiketa: Albin Kurti

Lajme të lidhura

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja
Kosovë & Rajon

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje
Breaking Views

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26
Para
Fundi i një epoke, “Velikan-i” largohet pas 11 sezonesh nga Interi

Fundi i një epoke, “Velikan-i” largohet pas 11 sezonesh nga Interi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Kukës/ Flet shoferi: Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi
Aktualitet

Aksidenti në Kukës/ Flet shoferi: Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi

20:00 - 05/03/26

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të...

Lexo më shumë
“Për ty kam numrin me “0900!”- Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer

“Për ty kam numrin me “0900!”- Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer

19:58 - 05/03/26
Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

19:48 - 05/03/26
Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për resortin, banorët e Rrjollit para Kuvendit

Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për resortin, banorët e Rrjollit para Kuvendit

19:14 - 05/03/26
Gjyqi i “Toyota Auris”/ Ish-prokurori Aurel Zarka humb edhe postin pas dënimit

Gjyqi i “Toyota Auris”/ Ish-prokurori Aurel Zarka humb edhe postin pas dënimit

19:01 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com