GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zgjedhjet në veri të Kosovës, reagon ambasada amerikane

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në veri të Kosovës, reagon ambasada amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (SHBA) kanë reaguar për zgjedhjet e mbajtura këtë të diel në katër komunat veriore të Kosovës. SHBA theksojnë se zgjedhjet që u mbajtën në komunat e Kosovës: Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok më 23 prill të vitit 2023, ishin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në një komunikatë për media, Ambasada amerikanë në Prishtinë ka thënë se përkrahin një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë kosovarë për t’i vënë vendet e votimit në dispozicion të qytetarëve që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit”, thuhet në komunikatë.

Nga kjo ambasadë është shprehur mirënjohje për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Diplomatët perëndimorë nuk e kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës me gjithë bojkotimin e tyre të paralajmëruar nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik që mbështetet nga Beogradi.

Ata u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që u arrit në Ohër me 18 mars.

Etiketa: aMBASADAamerikaneKosove

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Kiara rrëfen planet që ka për Luizin jashtë

Kiara mesazh për të gjithë pas daljes nga BBVIP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com