GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet paraprake të republikanëve në Karolinën e Jugut

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Zgjedhjet paraprake të republikanëve në Karolinën e Jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fushata e kandidates republikane Nikki Haley do të nisë një blerje të madhe reklamash në shtetet që do të mbajnë zgjedhjet paraprake më 5 mars, tha në një konferencë shtypi menaxherja e fushatës së saj Betsy Ankney.

Ky është një sinjal se zonja Haley planifikon të vazhdojë fushatën për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidate e saj për president në zgjedhjet e nëntorit edhe nëse ajo humbet me një diferencë të madhe në Karolinën e Jugut.

Zonja Ankney nuk zbuloi asnjë detaj të blerjes së reklamave. Pesëmbëdhjetë shtete dhe një territor i Shteteve të Bashkuara do të zhvillojnë zgjedhjet paraprake të partisë republikane të martën më 5 mars, që njihet si “Super e Marta”.

Nikki Haley tashmë është zotuar se do të luftojë pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut që mbahen të shtunën. Sipas anketimeve, ish Presidenti Donald Trump kryeson në këtë shtet me një epërsi prej mbi 30 për qind.

Zonja Ankney pranoi se Nikki Haley përballet me një mision të vështirë për të tejkaluar  Trumpin, i cili ka një avantazh prej 60 pikësh në shumicën e anketimeve në vend. Ish Presidenti Trump tashmë i ka fituar zgjedhjet e mbajtura në Ajova dhe Nju Hempshër.

Haley dhe zoti Trump bënë fushatë në Karolinën e Jugut një ditë para zgjedhjeve paraprake të së shtunës në këtë shtet, në të cilin Nikki Haley ka mbajtur postin e guvernatores. Zonja Haley bëri fushatë në qytetin e Monks Korner, ndërsa ish Presidenti Trump në qytetin Kolumbia të Karolinës së Jugut./VOA

 

Etiketa: Zgjedhje

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Konsumoni shumë proteina? Jeni duke dëmtuar shëndetin tuaja

Konsumoni shumë proteina? Jeni duke dëmtuar shëndetin tuaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com