GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet vendore 2023, Celibashi: S’ka kohë për ndryshimin e bashkive

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Jemi gati për zgjedhjet vendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërhyrja në organizimin e territorit dhe kërkesat politike për ndryshimin e numrit të bashkive mund të hasë në vështirësi në zbatim për zgjedhjet vendore të vitit të ardshëm.

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një intervistë për RTV ORA tregohet i prerë që nuk ka kohë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet me një numër të tjetërsuar të njësive vendore.

Gazetarja: Nëse do të kemi ndryshim të numrit të bashkive, ka kohë KQZ të përgatitet për zgjedhjet vendore të ardhshme?

Celibashi: Jo, është shumë e vështirë.

Një tjetër ndryshim që pritet të adresohet në reformën territoriale ka të bëjë me shkrirjen e qarqeve dhe ndarjen e vendit në rajone.

Por ky objektiv i mazhorancës, sipas Celibashit do të kërkojë ndryshim në kod pasi ndikon drejtpërdrejt në shpërndarjen e mandateve të deputetëve.

Celibashi: Detyrimisht ka një ndryshim të ndarjes së mandateve. Mund të mos ndryshojë sistemi zgjedhor, por llogaritja e mandateve për çdo njësi zgjedhore do të ndryshojë patjetër natyrshëm. Pastaj nëse shkrihen qarqet dhe krijohen struktura të reja dhe kjo reflekton në ndarjen e mandateve.

KQZ kërkon një rol aktiv në tryezën e reformës zgjedhore ndërsa kryekomisioneri  tregon edhe ndryshimet e nevojshme në ligjin elektoral.

Celibashi: Mënyrën si organizohen dhe funksionojnë komisionet e niveleve të dyta dhe të treta. Partitë politike të mos vazhdojnë të jenë ato dhe vetëm ato të cilat janë pjesë e administrimit të këtij procesi. E dyta ka të bëjë më procedurat e nxjerrjes së rezultatit dhe numërimi i fletëve të votimit të bëhet në qendrat e votimit. E treta do të ishte, fushata zgjedhore, financimi i partive politike, financimi i fushatës zgjedhore, shqyrtimi i ankesave të ishte pak më e shkurtër.

PD dhe PS do të ulen të premten në tryezë sërish për reformën zgjedhore për të adresuar rekomandimet e ODIHR si dhe për të rregulluar çështjen e herësit, vendim i Gjykatës Kushtetuese, çështje që ndikon në shpërndarjen e mandateve.

Etiketa: Ilirjan CelibashiKQZ

Lajme të lidhura

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët
Aktualitet

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

14:11 - 19/11/26
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës
Aktualitet

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26
Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Aktualitet

Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë

13:18 - 19/11/26
Para
Ministria e Jashtme franceze reagon për heqjen e vizave për Kosovën: Në Samitin e radhës do të…

Ministria e Jashtme franceze reagon për heqjen e vizave për Kosovën: Në Samitin e radhës do të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

14:27 - 19/11/26

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Zenel Mura”, në Vlorë. Mësohet se një automjet...

Lexo më shumë
Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

14:11 - 19/11/26
Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

13:55 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com