GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Zgjedhjet vendore, çmontohet skema e masakrës elektorale

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Anëtari i Komisionit në zgjedhje voton dy herë (EMRI-FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sukses e cilësoi procesin zgjedhor kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kur u pyet nga mediat, por rikonfirmoi se vetë dështoi disa herë të votonte për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik dhe kjo nuk ishte një ogur i mbarë për procesin zgjedhor.

Gazetarët e medias shqiptare “Syri Tv” në Tiranë dhe rrethe denoncuan me fakte dhe pamje filmike shkeljet e procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Mosfunksionimi i pajisjeve të sistemit të identifikimi biometrik solli kaos në qendrat e votimit, duke shkaktuar vonesa dhe identifikimi u vendos të bëhej manualisht në shumicën prej qendrave ndonëse miliona euro u hodhën  nga taksat e shqiptarëve për këtë sistem.

Ndërkohë në Elbasan ku votimi ishte elektronik janë regjistruar anomali që kanë vënë në pikëpyetje të gjithë procesin. Një nga komisionerët e një qendre numërimi denoncoi në këtë televizion se gjatë kohës që ai kishte votuar vetë në një nga pajisjet, pasi kishte përzgjedhur votimin për kandidatin Luçiano Boçi dhe e kishte konfirmuar për të votuar, vota kishte shkuar për emrin e kandidatit e PS Gledian Llatja.

Në Elbasan një Komisioner i Partisë Socialiste mbante shënim numrat e kartës së identitetit të votuesve dhe i nxirrte jashtë qendrës, deri sa u pikas dhe u denoncim nga koleget.

Në Bashkinë e Divjakës është zbuluar manipulimi i votave i njohur botërisht si sistemi “Karusel” apo “Treni Bullgar”. Sipas kësaj metode, një prej votuesve, futet me fletë të falsifikuar në dhomën e fshehtë të votimit dhe pasi ndërron fletën, fletën e votimit të falsifikuar e hedh në kuti dhe nxjerr jashtë Qendrës së Votimit, fletën e saktë të votimit që mori nga Komisioni, e cila më pas përdoret në formë zinxhiri nga të gjithë votuesit e paguar.

Një ndër skandalet që zbërtheu Syri Televizion ishte uzurpimi i qendrave të votimit nga Drejtorët e Administratës, vendore e lokale, ku në shkelje të ligjit në afërsi të qendrave të votimit orientonin votuesit së kë duhet të votonin. Në qendrën e votimit në shkollën, “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, drejtorët e Bashkisë, kërcënuan dhe gazetaren e Syri Tv, Elona Jaçellari, e cila u detyrua të informojë policinë.

Pas këtij denoncimi të Syri Tv me qindra qytetarë nga mbarë vendi denoncuan pranë medies sonë rastet e dyndjes së zyrtarëve në qendrat e votimit, madje duke denoncuar edhe me emra konkret siç ishte rasti i Bruna Salajt, që u shpreh se kërcënua nga Zhaneta Beqiri, drejtoreshe e kopshteve në Bashki.

Krerët e degëve të PS dhe eksponentëve të njohur për blerjen e votës që orientonin votuesit ishin një fenomen prezent kudo.

Qytetarët kudo denoncuan zyrtarët e administratës që tentonin të orientonin votuesit video.

Manushaqe Leshi, nën kryetare Komisionit në qendrën e votimit në shkollën Kongresi i Manastiri, u kap duke fshehur fletët dhe pas denoncimit të Syri Tv u vendos shkarkimi i saj.

Florian Pullazi kreu i Njësisë Administrative numër 2 në Tiranë orientonte votuesit brenda Qendrës së Votimit.

Në Kamëz, një prej drejtuesve të bashkisë, Eralda Cerpia së bashku me stafin e saj ka qëndruar gjatë gjithë kohës tek qendra e votimit pranë Shkollës “Ibrahim Rugova”.

Gazetarin e Syri Tv Fatjon Gjinajn tentuan të mos e lejonin të raportonte në Qendrën e Votimit në Kamës.

Në Zall Herr u ndërpre votimit për shkak të mësymjes së administratës në Qendrën e Votimit dhe vetëm ardhja e policisë riktheu normalitetin.

Albano Stolaj komisioner në Qendrën e Votimit në shkollën “Vasil Shanto”, denoncoi abuzimet në proces.

Kritike ishte situate në Durrës, ku në qendrën e votimit në Spitallë, zyrtarë të Administratës, qëndronin në Qendrën e Votimit. Ky skandal u denoncua nga Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, teksa vetëm ndërhyrja e policisë 2 orë para mbylljes së votimit qetësoi situatën.

Në Velipojë të Shkodrës u bllokua Qendra e Votimit nga eksponentë të Partisë Socialitë, të cilët aplikuan votimin kolektiv në kuadër të projektit për tjetërsimin e votës.

Në tjetër Skandal ishte edhe shpërndarja e legalizimeve nga Kadastra e Sarandës filiali Ksamil pikërisht ditën e votimeve, teksa qytetarët sollën edhe pamjet në Syri Televizion.

Në shkelje të hapur të ligjit, banderolat e Partisë Socialiste ishin vendosur pranë qendrave të votimit, si në rastin pranë shkollës “Harry Fultz”, dhe ato u larguan vetëm pas insistimit të Syri Tv.

Banderolat e Ramës nuk ishin prezente edhe në shumë qendra votimi në mbarë vendin

Gazetarë dhe qytetarë denoncuan fshirjen e bojës së gishtit që ishte si shënjues që tregonte së kishe kryer procesin e votimit.

Në Vlorë, zv/ministrja e Mjedisit, Vilma Bello, u denoncua nga qytetarët se qendronte pranë Qendrave të Votimit me lista votuesish në dorë.

Në Berat, kunati i kryetares së PS u filmua duke biseduar me një zyrtar të Policisë Bashkiake për të sjellë votues në Qendrën e Votimit.

Edhe në Kuçovë një prej drejtoreshave të mjedisit, Migena Doko, u denoncua nga qytetarët për ndërhyrjet në proces

Ndaj përfaqësuesve të opozitës nuk u kursye as dhuna siç ishte rasti i dhunimit të komisionerëve në Krujë dhe në Kurbin./Syri.net

Etiketa: Skandalskema e masakres elektoralezgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës
Aktualitet

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Para
‘Vrau oficerin dhe djalin e tij’, shqiptari fiton lirinë me kusht në Kanada

‘Vrau oficerin dhe djalin e tij’, shqiptari fiton lirinë me kusht në Kanada

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!
Aktualitet

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26

Në vitin 2026, në vend që një qytetar të marrë një përgjigje për ujin e pijshëm që i mungon në...

Lexo më shumë
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com