GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhorja, debatet në grupin e PD/ Bardhi: Ja lëshimi që mund ti bëjmë Bashës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhorja, debatet në grupin e PD/ Bardhi: Ja lëshimi që mund ti bëjmë Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reforma Zgjedhore do jetë kryefjalë e aksionit opozitar, për sa kohë grupit kuvendor demokrat nuk merr atë që kërkon; uljen në karrigen e Reformës Zgjedhore te Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar.

Sipas Top Channel, grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi nuk negocion bashkëkryetarin, por në mbledhjen me dyer të mbyllura është propozuar që t’i bëhet një lëshim Lulzim Bashës, mundësia që të ketë një anëtar në Komisionin e Posaçëm. Propozimi i Gazment Bardhit mori mbështetjen edhe të deputetit Ferdinand Xhaferraj, që pala tjetër të ketë të drejtën e një anëtari, nëse ai tërheq Enkelejd Alibeajn nga drejtimi.

“Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë”, ka propozuar kreu i grupit parlamentar, raporton Top Channel.

Ideja e Bardhit u mbështet edhe nga deputeti Xhaferraj. “S’kemi pse te jemi ekstremist. Ti themi që të takon një anëtar në Komision, sill kë të duash”, mësohet te ketë thënë Xhaferraj.

Aleatët e demokratëve këmbëngulin që opozita të ketë një qëndrim të unifikuar për reformën. “Duhet t’i qëndrojmë atyre që kemi thënë, nuk mund të shkojmë pas mendimit të një personi. Duhet unifikim”, u shpreh Agron Duka, kreu i PAA.

Kreu i grupit demokrat informoi deputetët që një grup pune është ngritur tashmë për të hartuar propozimet për reformën zgjedhore.

Debati për reformën zgjedhore:

Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputet mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputet nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet t’a negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

Agron Duka: Duhet të unifikohemi në një qëndrim për reformën zgjedhore. Jo të flasim secili për hallin e vet. Duhet t’i qëndrojmë atyre që kemi thënë, nuk mund të shkojmë pas mendimit të një personi. Duhet unifikim.

Gazment Bardhi: Do dalim me një platforme. Është grupi jonë që na përfaqëson për reformën zgjedhore që po punon.

Etiketa: BardhiBASHAKryesore1zgjedhorja

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Para
Aksident në aksin rrugor Fier-Lushnjë, humb jetën 26 vjeçari

U përplas nga dy automjete, humb jetën këmbësori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com