GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhorja, OSBE takime me Gjiknurin e Alibeajn: Mirëpresim fillimin e punës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhorja, OSBE takime me Gjiknurin e Alibeajn: Mirëpresim fillimin e punës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë dakordësuar që të premten të mbledhin Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore. Madje ata i janë drejtuar me një kërkesë OSBE që të asistojë dhe ndihmojë me ekspertë procesin.

Ndërkohë sot, Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, në një reagim në rrjetet sociale shprehet mirëpret fillimin e punës për Reformën Zgjodhe.

Ajo ka zhvilluar një takim ditën e sotme me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, teksa deklaron se do të vazhdojnë takimet gjithëpërfshirëse për këtë Reformë.

“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, shprehet ajo.

Met co-chairs of #electoralreform ad hoc ctte @DGjiknuri & @enkelejdalibeaj today. Welcome that substantive work will resume this Friday &accelerate in coming weeks with help &expertise from @osceinAL & @OSCE/ODIHR.Continuing inclusive mtgs on this important reform in coming days pic.twitter.com/yCONtrLFig

— Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) January 16, 2024

Lidhur me takimin ka reaguar edhe deputeti Alibeaj. Ky i fundit thotë se në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory së bashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.

I sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.

Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore”, shprehet ai.

Etiketa: AlibeajGjiknuriOSBE

Lajme të lidhura

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

“Propagadon kursime dhe shfaqet me mjet luksoz” Vangjeli: Qeveria ka shpenzuar dhjetëra mln euro për automjetet

11:53 - 28/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët,rriten 5-fish tarifat

11:23 - 28/08/26
Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri
Aktualitet

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

10:37 - 28/08/26
Para
Gjekmarkaj: Rama po përdor Bashën për Zgjedhoren, duhet të shohim raportet me Begajn…

Gjekmarkaj: Rama po përdor Bashën për Zgjedhoren, duhet të shohim raportet me Begajn...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

“Propagadon kursime dhe shfaqet me mjet luksoz” Vangjeli: Qeveria ka shpenzuar dhjetëra mln euro për automjetet

11:53 - 28/08/26

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, ka akuzuar qeverinë për shpenzime të larta për automjete luksi, ndërsa kërkoi...

Lexo më shumë
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

11:41 - 28/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët,rriten 5-fish tarifat

11:23 - 28/08/26
“Dinamo meriton respekt!” Presidenti  Bardhi flet pas rrugëtimit europian: I shkuam pranë arritjes historike, tani dua titullin

“Dinamo meriton respekt!” Presidenti Bardhi flet pas rrugëtimit europian: I shkuam pranë arritjes historike, tani dua titullin

10:51 - 28/08/26
Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

10:37 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com