GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhorja, Salianji: Propozimet e Lulzim Bashës hile që i shërbejnë Ramës

17:55 - 03/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhorja, Salianji: Propozimet e Lulzim Bashës hile që i shërbejnë Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i konsideroi si hile propozimet e Lulzim Bashës dhe grupimit të tij lidhur me reformën zgjedhore.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Salianji i qëndroi idesë se Edi Rama po vijon të përdorë një pjesë të deputetëve të dalë me votat e demokratëve.

“E vetmja gjë që është për të ardhur keq është përdorimi që po u bën Edi Rama të një pjese të deputetëve të dalë nga votat e demokratëve për të krijuar perceptimin që këtu ka një problem tek opozita. Duket qartë që është një teatër. Në momentin që po shikon se po krijohet një ortek opozitar, Edi Rama nxjerr disa nga këta, Lulin se të tjerëve nuk u vë faj, i nxjerr për t’i barrikaduar dhe për të krijuar përplasje sikur këtu ka një problem mes opozitës. Nëse ai është me qeverinë duhet të vazhdojë dhe të shkojë në punë të vet.

Të gjitha ambasadat kanë kërkuar që të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Këta kanë bërë një propozim hipokrit. Unë jam për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por ajo që është e domosdoshme që të mos ketë prim. Këtu është hileja që partia që del e para të marrë bonus 20 deputetë dhe të kthejë koalicionet zgjedhore.

Ç’është ky regjim që vendos edhe për vullnetin e partive ndërsa për t’u bërë bashkë nuk u lejoj. Keni parë ju në ndonjë vend të botë që thonë se do t’i gjejmë votat? Deklarata që do të bëheshin shkak për dorëheqjen e tyre. Ata e thonë qartë se do t’i blejnë votat. Shqipëria ka pasur një traditë parlamentare jo aq të mirë po jo aq të keqe sa tani. PS ka pasur 84 vota në kohën e Fatos Nanos dhe është krijuar një tryezë për reformën zgjedhore dhe opozitës i është lënë e drejta e vetos. Ky nuk i ka 84 vota dhe thotë do t’i gjejë me çdo formë. Janë deklarata që do të shkaktonin tërmet jo nga i Dibrës në çdo vend të botës”, tha Salianji.

Etiketa: Kryesore1Salianjizgjedhorja

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Deklaratat e Ahmetajt, Salianji: Kode të fshehta dhe mafioze

Deklaratat e Ahmetajt, Salianji: Kode të fshehta dhe mafioze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com