GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjerimi i Bashkimit Europian, Scholz: Të përfshihet dhe Ballkani Perëndimor

14:23 - 29/08/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjerimi i Bashkimit Europian, Scholz: Të përfshihet dhe Ballkani Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ai është “i përkushtuar” për zgjerimin e Bashkimit Europian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën e Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë. Ai tha se “qendra e Evropës po lëvizjes drejt lindjes”.

“Anëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë”, tha Scholz gjatë një fjalimi më 29 gusht në Universitetin Çarls të Pragës, teksa ai shpalosi vizionin e tij për një Evropë të zgjeruar.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia, që të gjitha po kërkojnë anëtarësim në BE. Por, gjashtë shtetet e Ballkanit kanë shprehur zhgënjimin e tyre për shkak të ngecjeve në proces, veçanërisht pasi blloku vendosi në qershor, përmes një procesi të përshpejtuar, që t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë në një stad më të përparuar drejt anëtarësimit, dhe dy shtetet kanë hapur disa kapituj me BE-në. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut korrikun e këtij viti kanë nisur bisedimet për anëtarësim, ndërkaq Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina mbeten të fundit në rajon sa i përket rrugëtimit të tyre drejt BE-së. Prishtina dhe Sarajeva ende nuk kanë fituar statusin e vendit kandidat.

Në dritë të pushtimit rus të Ukrainës, Scholz u bëri thirrje të 27 anëtarëve të bllokut që të “zgjidhin konfliktet e vjetra dhe të gjejnë zgjidhje të reja”, duke shtuar se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kievin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Megjithatë, “në këtë bllok të zgjeruar, dallimet midis shteteve anëtare do të rriten sa i përket interesave politike, ndikimit ekonomik dhe sistemeve të sigurisë shoqërore”.

“Ku kërkohet unanimiteti në ditët e sotme, rreziku që shtetet individuale të përdorin veton dhe të parandalojnë shtetet e tjera për të marrë vendime, rritet pas çdo anëtarësimi të ri”.

“Prandaj, kam propozuar një tranzicion gradual drejt votimit përmes shumicës për politikën e përbashkët të jashtme, por edhe për çështje të tjera, sikurse politikat tatimore duke e ditur shumë mirë se kjo mund të ketë pasoja për Gjermaninë.”

Shtetet e BE-së, sikurse Kroacia, Rumania dhe Bullgaria plotësojnë të gjitha kriteret që të bëhen anëtare me të drejta të plota në zonën për lëvizjen e lirë, Shengen.

“Shengeni është një prej arritjeve më të mëdha të BE-së, dhe ne duhet ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë atë. Kjo nënkupton se duhet të mbyllen boshllëqet që kanë mbetur”.

Scholz akuzoi presidentin rus, Vladimir Puti, se po kërkon që të “ndryshojë kufijtë përmes dhunës” dhe se pushtimi rus i Ukrainës është “një sulm ndaj rregullit të sigurisë së Evropës”.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe të shikojmë se si gratë, burrat dhe fëmijët po vriten ose të shohim shtetet e lira të fshihen nga harta dhe të zhduken pas mureve apo perdeve të hekurta. Ne nuk duam të kthehemi në shekullin e 19-të apo të 20-të me luftërat pushtuese dhe me totalitarizëm”.

“Është pikërisht kjo Evropë e bashkuar është kaq anatemë për Putinin. Sepse nuk përkon me vizionin e tij për botën, në të cilin shtetet e vogla detyrohen t’iu nënshtrohen një grushti fuqish të mëdha evropiane”. Gjermania do të dërgojë armë për Kievin në javët në vijim.

“Në javët dhe muajt në vijim, ne do të dërgojmë armë të reja për Ukrainën, sikurse sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme radarësh dhe dronë. Paketa jonë e fundit e ndihmës me armë kishte vlerën prej 600 milionë eurosh. Qëllimi ynë është që ushtria moderne ukrainase të jetë në gjendje të mbrojë shtetin e tyre”. Gjermania po ashtu mund të marrë përsipër edhe detyra të reja, në kuptimin e ndërtimit të kapaciteteve të artilerisë dhe mbrojtjes ukrainase.

Etiketa: Olaf Scholzzgjerimi i bashkimit europian

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Shkaktuan incidente gjatë zgjedhjeve, arrestohen 3 persona në Kosovë

E tmerrshme/ 11-vjeçarja shqiptare dhunohet për shtatë orë nga 5 burra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com