GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I kallëzuari në SPAK zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Himarës

16:44 - 07/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
I kallëzuari në SPAK zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Himarës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu sic pritej, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjodhi këtë të premte Arqile Bollanon si kryetarin e ri të komanduar të bashkisë, me 12 vota pro dhe 9 kundër. Ai vjen në këtë post pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë. Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria, i cili gjatë mbledhjes së sotme deklaroi tërheqjen nga gara.

Më 29 mars, Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg. Më herët gjatë javës, pëmes një letre dorëheqje, ajo shprehej se detyrën po e linte për “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.”

Ndërkohë, në media është raportuar për një përplasje mes Balës dhe Ramës, teksa ky i fundi vizitoi Himarën pak javë më parë.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar i Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendorë të 14 majit 2023. Ky i fundit akuzon për gjyq politik dhe shprehet se Rama po e mban pas hekurave për shkak të interesave ekonomike në Himarë.

Probleme me drejtësinë ka edhe kryetari i ri i komanduar i bashkisë Bollano, i cili është kallëzuar në SPAK nga Fredi Beleri vitin e kaluar bashkë me ish-kryetarin Jorgo Goro dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. Kallëzimi u bë për vepraat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe u bazua në njëaudit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën nga data 01.10.2019 deri më 31.05.2021.

“Kam konstatuar se ky raport ka evidentuar një numër të madh të shkeljes së ligjeve prej drejtuesve të Bashkisë Himarë që vijojnë të jenë në detyrë si edhe specialistëve dhe punonjësve të ndryshëm që konsistojnë veçanërisht në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin apo mos marrjen e masave për ndëshkimin e shkeljeve të mëparshme për subjekte të caktuar që kanë ndërtuar pa leje apo kanë detyrime financiare ndaj bashkisë Himarë”, shprehej Beleri në kallëzim.

Pas votimit, Bollano tha për mediat se tani ka përgjegjësi të madhe.

“Falenderoj Këshillin Bashkiak për bashkimin që ka. Do mundohem të jem sa më shumë bashkëpunues. Edhe me ata që nuk më votuan. I jam mirënjohës atyre. Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi rrugë për të bërë. Nuk ka nevojë për llafe, ka nevojë vetëm për punë. Që kushdo që të vijë në Himarë të ndjehet i kënaqur. Pavarësisht kundërshtimeve unë vij me një përgjegjësi të madhe“, tha Bollano.

I pyetur nëse edhe ai do të dorëhiqet si paraardhësja Bala, ai u përgjigj: Nuk mund të parashikoj nëse do të dorëhiqem njësoj si paraardhësja ime.

Lexo edhe:

“Servil, dështak, hajdut”, Beleri reagon nga burgu pas zgjedhjes së kryebashkiakut të ri të Himarës

Etiketa: Arqile BollanoBashkia HimareHimareKryesore1

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik
Aktualitet

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

18:07 - 11/01/26
Para
Shtyhet seanca në Apel për Fredi Belerin, shkak bojkoti i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

“Servil, dështak, hajdut”, Beleri reagon nga burgu pas zgjedhjes së kryebashkiakut të ri të Himarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e...

Lexo më shumë
Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

Gruda feston në Manchester, sulmuesi shqiptar i shënon United-it

18:38 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik

18:07 - 11/01/26
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup

17:54 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com