GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjegjësi i “Fusha shpk” Elis Halili komandohet mes tensioneve kryebashkiak i Vlorës, opozita: U shkel rregullorja

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjegjësi i “Fusha shpk” Elis Halili komandohet mes tensioneve kryebashkiak i Vlorës, opozita: U shkel rregullorja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot Elis Halilin si kryetar të komanduar të bashkisë, një vendim që vjen pas dorëheqjes së Ermal Dredhës. Zgjedhja e tij u shoqërua me tensione dhe akuza nga opozita, e cila e denoncoi procesin si një “farsë” të paracaktuar nga kryeministri Edi Rama.

Elis Halili, një inxhinier me profesion, u emërua nënkryetar i bashkisë nga Ermal Dredha vetëm pak orë përpara se ky i fundit të jepte dorëheqjen. Ky emërim i shpejtë duket se nuk ishte pa qëllim, pasi i dha mundësi Halilit të merrte postin e kryebashkiakut të komanduar menjëherë pas largimit të Dredhës.

Halili ka një lidhje të fortë me biznesin e ndërtimit, pasi ka qenë përgjegjës në firmën “Fusha” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha. Kjo kompani ka qenë përgjegjëse për disa projekte të kontestuara në Vlorë, të cilat janë shoqëruar me dyshime për korrupsion. Kohët e fundit, Shkëlqim Fusha është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për akuzën e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me tensione të forta. Sipas opozitës, përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të udhëhequr nga Blendi Çuçi, kishin marrë udhëzime të qarta për të votuar për Elis Halilin, duke e lënë procesin e votimit thjesht një formalitet. Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan kërkesën për votim të hapur, pasi rregullorja e këshillit parashikon votim të fshehtë.

Këshilltarët e opozitës deklaruan se emrat e kandidatëve të tjerë, të cilët ishin pjesë e procesit, nuk u përmendën fare, ndërsa gjithë fokusin e tyre e kishin te emri i caktuar nga Rama. Akuzat u shoqëruan me prova të pretenduara, siç janë letrat e prezantimit të Halilit që ishin përgatitur paraprakisht nga sekretari i këshillit, duke konfirmuar, sipas tyre, se gjithçka ishte paracaktuar.

Etiketa: Bashkia VloreElis HaliliKryesore1Vlore

Lajme të lidhura

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Para
BIRN: Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt: Po nuk erdhe dot, na nis një letër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com