GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zgjohen” ngjarjet kriminale në vend, 3 atentate mafioze në një jave, sa agresiv është krimi i organizuar?

16:35 - 31/08/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 6 min
A A
“Zgjohen” ngjarjet kriminale në vend, 3 atentate mafioze në një jave, sa agresiv është krimi i organizuar?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Albiona LIPO

Javën që shkoi u shënuan plot tre atentate me armë zjarri që tronditën vendin teksa, ky fakt jep alarmin e kuq për rizgjimin e ngjarjeve kriminale. Nga sa kemi raportuar gjatë muajit gusht janë shënuar 3 tentativa për vrasje dhe 3 vrasje,  teksa këto të fundit kanë ndodhur dy javëshin e fundit të këtij muaji. Ajo që duhet theksuar është se ekzekutimet kanë qenë mafioze dhe se vazhdojnë të jenë  pa autorë. Hetimet zvarriten ndërsa identifikimi i ekzekutorëve bëhet më i vështirë, pasi këta të fundit rezultojnë vrasës profesionist me pagesë.

Sa agresiv është krimi i organizuar? Masakra e Lushnjës, ekzektimi i Bledar Muçaj dhe plagosja e 5 personave

Atentati i cili terrorizoi qytetarët e Lushnjës mbrëmjen e 23 Gushtit, ku shënjestër ishte 34-vjeçari Bledar Muçaj, dëshmon më së miri sesa agresiv është krimi i organizuar në vend, pasi në këtë atentat u plagosën edhe 5 persona të tjërë të pafajshëm. Vrasësit gjaftohtë kanë qëlluar me rreth 20 plumba, ndërsa dyshohet të kenë qenë dy. Sakaq nuk përjashtohet as detaji se këta të fundit janë ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes me mjet tjetër, pasi mjeti me të cilin u krye krimi u gjet i djegur në urën e Lushnjës pak metra më larg nga vendi i ngjarjes. Skemë kjo e ndjeklur nga vrasës me pagesë. Konkrteisht të plagosur mbetën Judin Velo, 32- vjeç, Ervis Tafa, 24-vjeç, Sara Liçi, 24-vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla, 66- vjeçe. Katër prej të plagosurve kanë qenë persona të rastësishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa nuk ka ende një pistë konkrete hetimi për këtë ngjarje, pasi autorët të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë janë kujdesur të fshijnë gjurmë nga vendi i krimit.

Vrasja e Sokol Çelaj 26 gusht- Malësi e Madhe

Mjafton të përmendim atentatin me armë zjarri me shënjestër Sokol Celaj në Malësinë e Madhe disa ditë më parë për të kuptuar se vrasja ka qenë e porositur. Kujtojmë se ngjarja ka noddhur pak para mesnatës së 26 gushtit në fshatin Reç të kur Çelaj, 58 vjeç ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip BENZ ML. Dëshmitare e ekzekutimit ka qenë edhe bashkëshortja e viktimës e cila ka treguar se 58-vjecari është qëlluar me 8 plumba kallashnikovi në hyrje të banesës nga një mjet target e të cilës nuk janë mundur të identifikohen ende për shkak të errësirës. “Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”. Theksojmë sebiznesmeni kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli. Ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen kanë filluar nga e shkuara kriminale e viktimës. Prej nga ku mësohet se Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.

Vrasja e Xhuljano Bullarit 21 gusht- Vlorë

Sakaq në 21 gusht u shënua një tjetër atentat me armë zjarri me motive për larje hesapash dhe përfshirje në trafik droge.  Teksa njollat e gjakut për familjarët e të riut nuk janë fshirë ende e ngelen në kujtime dashakeqe, per opinionin publik erdhi i papritur fakti se zanafilla e atentatit në Vlorë, do të ishte një miqësi e vjetër e autorit Bledar Selmanaj dhe viktimës Xhuljano Bullari. Ortakëria e dy të rinjve ka nisur që nga ambientet e burgut, ku të dy diskutonin për pazare droge, e mesa duket bashkëpunimi ka dështuar, cka u desh që të përdorej armë.

I arrestuari për krimin, Bledar Selmanaj ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për 3 mijë euro drogë, që i riu, tashmë i pajetë, e pagoi me lekë false.Sakaq kujtopjmë se Xhuljan Bullari i cili u vra me plumb në kokë në Babicë të Vlorës, me të dyshuarin Bledar Selmanaj kishte patur miqësi të ngushtë në burg.

Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku. Të dy jashtë hekurave vendosën të vazhdonin miqësinë dhe të fitonin para me tregtinë e drogës, ka treguar në polici kur u arrestua 39-vjecari. Bëhet fjalë për 100 kg hashash të presuar që Selmanj negocio mes miqve të tij dhe të shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan por pala e viktimës pagoi me para false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

Atentati me armë zjarri ndaj Tajar Fetiut

Vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë ku ndaj 24- vjeçarit Tajar Fetiu në Berat, u zhvillua një atentat me armë zjarri, dje janë zbuluar detaje të reja nga dosja hetimore. Sipas dosjes për këtë ngjarje, shkak i atentatit janë  pazaret e drogës në Londër ku të rinjtë ët cilët e kanë sulmuar me armë zjarri  kishin punuar bashkë dhe borxheve të papaguara mes tyre. Disa orë para ngjarjes Fetiu kishte shkuar për ti qëlluar me automatik dy atentatorëve në një lokal.  

Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se,pas atentatit dy autorët e ngjarjes së rëndë u larguan fillimisht në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë dalë nga qyteti me dy automjete. Të identifikuar nga policia si: Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule,2 atentatorët e Fetiut kanë dalë të pashqetësuar nga Berati me dy automjetet luksoze në pronësi të tyre,njëri i tipit Range Rover dhe tjetri Volksëagen Touareg.

Atentati i “gënjeshtërt” i Elton Debreshit

Atentati me tritol në makinën e Elton Debreshit disa ditë më parë rezulton të jetë një “gënjeshtër”. Debreshi ka bashkëpunuar me vellane e tij në mënyrë që të përfitonin azil Gjermani. Ato inskenuan triolin në makinën e Elton Debreshit. Policia zbuloi se autori ishte vëllai i tij, mirëpo në dëshmitë e dhëna në polici ata e kanë mohuar.

Gjithsesi, ishin përgjimet ato që zbuluan planin e dy vëllezërve. Alfred Debreshi i cili tashmë ndodhet në burg i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.P

Po kështu gjatë bisedave të përgjuara, Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi, flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet Alfredit nuk përputhen me faktet e tjera të deklaruara prej tyre.

Plagosje Durrës 9 gusht

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e vona të së dielës në qytetin e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve/Gijotina.com

Etiketa: gushtVrasje

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Greqia presion Brukselit: Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE

Greqia presion Brukselit: Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com