GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjohet nga koma shqiptarja e cila ra pre e dhunës së bashkëshortit, ai vrau dhe dy fëmijët e tyre

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjohet nga koma shqiptarja e cila ra pre e dhunës së bashkëshortit, ai vrau dhe dy fëmijët e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të martën e 28 dhjetorit në Gjermani ndodhi një tragjedi e madhe në një familje shqiptare të Kosovës. Flamur R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13-vjeçare e tentoi ta vriste edhe bashkëshorten Avdije R. (38) duke e plagosur.

Më pas ai vrau veten. Gruaja Avdije R. ishte futur në komë artificiale. Por, gazeta gjermane “Bild” raporton se ajo tash është zgjuar nga koma.

“Ajo nuk ka mundur të merrej në pyetje, pasi vlerësimi i mjekëve është se ende nuk mund të përgjigjet”, ka thënë kryeprokurorja Ulla Hingst.

Sipas hetimeve fillestare 44-vjeçari në mbrëmjen e natës së dytë të Krishtlindjeve kishte vrarë djemtë e tij 11 përkatësisht 13 vjet me nga një plumb.

Avdije R. është dërguar me disa plagë të marrë nga arma në spital. E Flamur R. kishte vrarë veten pasi qëlloi gjithë anëtarët tjerë. Sipas hetimeve Flamur R. ka qëlluar tetë herë me armë.

“Janë gjetur tetë gëzhoja në shtëpi”, thotë Hingst.

Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij. Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.

Kryeprokurori Christian Braunëarth, ka thënë se “gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”. Sipas Bild, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar me armë të tjerët dhe më pas edhe veten. 44-vjeçari nuk kishte leje të armës. Motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë.

Etiketa: Bashkeshortidhunafemijetkomashqiptarja

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
“Inceneratorët afera më e madhe në 30 vite”, Basha: 2021 vit i mbrapshtë për shqiptarët

“Inceneratorët afera më e madhe në 30 vite”, Basha: 2021 vit i mbrapshtë për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com