GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zguro: Do bëjmë histori me Strugën, i lumtur nëse marr…

17:11 - 22/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Zguro: Do bëjmë histori me Strugën, i lumtur nëse marr…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vangjel Zguro është në kulmin e karrierës. 30-vjeçari e ka nisur nga ekipi mëmë, Pogradeci, për të provuar më pas elitën, por ka luajtur edhe në SHBA apo tashmë ka kaluar sërish kufirin për të kontribuar në suksesin historik në Kupat e Europës, te Struga e Maqedonisë së Veriut.

Në Shqipëri numëron në karrierën e tij ekipe nga të “katër anët” e vendit, konkretisht, Pogradeci e Butrinti, Korabi, Luftëtari, Kamza e Kukësi apo dhe Skënderbeu e Bylisi.

Me kampionët e Maqedonisë së Veriut ka luajtur në Kupat e Europës, ndërsa ambiciet rriten për të ardhmen… Në një intervistë enkas për “Panorama Sport” anësori i majtë nga Pogradeci shpalos objektivat me projektin strugan.

Zguro nga Superiorja një eksperiencë e re në Maqedoninë e Veriut, me Strugën. Pse kjo zgjedhje?

Zgjodha Strugën dhe nuk u mendova dy herë, sepse ishte ekipi kampion në fuqi, por nisur edhe nga projekti që ata kishin si klub. Është një eksperiencë e re, për më tepër me një klub me ambicie dhe aty kam fatin që të stërvitem me një staf shumë profesionist, por kemi edhe një grup shumë të mirë lojtarësh.

U përshtatët shpejt me klubin tuaj të ri?

Po, sepse gjeta një ambient të mrekullueshëm, staf dhe djem të shkëlqyer dhe kjo është më kryesorja, që ka ndikuar edhe në ecurinë tonë të deritanishme, me pjesëmarrjen në Europë.

Jeni në Europë, por ka nisur edhe kampionati, çfarë synimesh ka Zguro dhe Struga në vijim?

Objektivi është i vështirë, por jo i parealizueshëm, duke pasur mënyrën si punojmë dhe grupin e lojtarëve, të ruajmë titullin dhe të dalim sërish në krye në fund të sezonit. Por duke qenë se jemi edhe në Europë, të jemi me “këmbë në tokë” dhe të ecim sa më larg. Kemi shansin e artë që të bëjmë historinë dhe të kapim grupet, por duhet hap pas hapi dhe me punë. Çdo gjë është e mundur.

Cilët janë si rivalët më solidë në garën për titull?

Kampionati këtu është i fortë, ka cilësi, ka edhe rritje nga viti në vit edhe në aspektin e infrastrukturës. Por unë shoh si rivalët tanë më të fortë në betejën e titullit kampion Shkëndijën e Tetovës, por edhe Shkupin. Do të jetë një garë e fortë deri në fund, sepse kampionati sapo ka nisur dhe ka shumë beteja për t’u zhvilluar.

Keni një projekt afatgjatë me Strugën?

Të shohim, pse jo. Po përjetoj me të vërtetë një eksperiencë shumë të bukur, duke luajtur me një ekip në nivele të larta, si në kampionatin e vet, ashtu edhe në Europë. Kështu që dëshira ime është e madhe, t’ia lëmë kohës dhe të kemi sa më shumë fat unë dhe skuadra, sepse në futboll fati zë një pjesë shumë të rëndësishme.

Zguro, e keni pasur ëndërr fanellën kuqezi, tashmë që jeni në kulmin e formës dhe duke pasur parasysh se në stol është Silvinjo…

Është ëndërr e çdo sportisti që të veshë fanellën kuqezi, “kurrë mos thuaj kurrë”, jam në kulmin e moshës, por edhe të formës sportive, kështu që do të isha super i lumtur nëse më vjen një ftesë kuqezi./PanoramaSport

Etiketa: Strugazguro

Lajme të lidhura

Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley
Sport

Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley

18:17 - 20/12/25
“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun
Sport

“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun

16:01 - 20/12/25
Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët
Sport

Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët

15:51 - 20/12/25
Para
Godina e Laboratorëve, Ogerta shpërblen ofertën 60 milionë lekë më të shtrenjtën

Godina e Laboratorëve, Ogerta shpërblen ofertën 60 milionë lekë më të shtrenjtën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com