GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhduket shqiptari në Spanjë, dyshimet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhduket shqiptari në Spanjë, dyshimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, ka humbur kontaktet me familjen që prej kësaj date. Bashkëshortja dhe vëllai i tij po e kërkojnë në çdo vend ku mund të jetë, përfshirë Spanjën, Shqipërinë dhe Italinë, ku kishte jetuar për shumë vite.

Pak kohë më parë, familjarët kanë marrë një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili u ka thënë se: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni.”

JOQ Albania raporton se i riu dyshohet të ketë rënë viktimë e një vrasjeje në Spanjë, ndërsa trupi i tij mund të jetë hedhur në det. Miklovani, i njohur ndryshe si “Keli”, njihej si një figurë e rëndësishme në trafikun e drogës në Evropë.

Burime pranë tij bëjnë me dije se shkaku i vrasjes lidhet me aktivitetin e tij në tregun e kokainës, ku kishte arritur të forconte pozitat e tij në Evropë.

“Është një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra, zhdukur nga banda kolumbiane ose një person nga Vlora. Ishte boss i drogës në shumë vende europiane. Familja po e kërkon, por të gjithë e dinë se ai është vrarë për muhabet droge. U bë shumë i madh në Evropë dhe ka bërë gabim me njerëzit e gabuar,” thonë burimet.

Miklovani pas largimit nga Pisa, Itali, ishte zhvendosur në Marbella, Spanjë, ku merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt Evropës. Me kalimin e viteve, ai ka krijuar grupin e tij dhe ka bërë emër mes bandave, por konflikte të brendshme dhe tradhti nga bashkëpunëtorët mund t’i kenë kushtuar jetën.

Në maj, ai dyshohet se është marrë peng, dhunuar dhe vrarë, ndërsa policia spanjolle po heton zhdukjen, pa dhënë ende informacion mbi gjetjen e trupit.

“Disa thonë se janë kolumbianët, por dihet edhe se ai ka pasur probleme me një vlonjat. Ai kishte mbledhur shumë lekë dhe jetonte në Marbella,” tregojnë burime të afërta.

Miklovani jetonte në Spanjë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 muajshe, ndërsa më parë ishte rritur në Pisa, Itali. Familja vazhdon kërkimin në mungesë të informacionit zyrtar mbi fatin e tij./JOQ

Etiketa: i zhdukurspanjë

Lajme të lidhura

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Para
Ç’po ndodh Serbi? Dhunë, kaos dhe kërcënime

Ç’po ndodh Serbi? Dhunë, kaos dhe kërcënime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar...

Lexo më shumë
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com