GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukja dhe rrëmbimi i fëmijëve shqiptarë, publikohen emrat, autoritetet heshtin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja dhe rrëmbimi i fëmijëve shqiptarë, publikohen emrat, autoritetet heshtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

16 fëmijë shqiptarë janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur pasi njëri nga prindërit i ka rrëmbyer, e për të tjerët, fati nuk dihet.

Këto shifra u bënë të ditur në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë.

Ata quhen: Juliana Hoxha ishte shtatë vjeçe kur humbi në 1992. Xhevahir Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret, Julian Çela 10 vjeç u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri.

Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998, Noel Musa, nëntë vjeç në 2019, Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019, 3 vjeçe, tre fëmijët Kledi , Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht përkatësisht 12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019.

Artur Carja ishte nëntë vjet kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe dhe u deklarua e humbur në 2010 , Elson Lleshi 10 vjeç humbi në 2009 dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi 6 dhe 4 vjeç u futën në listën e interpolit si të humbur në 2015.

Po ashtu, në seritë e ‘Fëmijëve të zhdukur’, nga viti 2013 janë raportuar 260 raste të marrjes së padrejtë të fëmijës dhe deri tani janë shpallur fajtorë 69 prindër. 437 prindër të tjerë për të njëjtën periudhë raporton KLGJ u dënuan nga gjykata sepse nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër, në gjykata vërehet shtyrja e të miturve në krim nga të rriturit dhe se pavarësisht aplikimit të kodit të drejtësisë për të mitur, të miturit po përfshihen përherë e më shumë në krime si shpërndarja e drogës, vjedhjet, plagosjet dhe drejtimi i mjetit pa dokumente.

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë kërkon hetim të thelluar, por shikohet me shqetësim se institucionet publike shqiptare, ende nuk janë duke dhënë shpjegime për zhdukjen e tyre dhe pse nuk është zbatuar ligji shqiptar për këtë fenomen, që lë pas shumë pikëpyetje.

Autoritetet duhet të japin llogari, se ku ndodhen këta fëmijë që janë zhdukur. Fëmijët janë zhdukur, ajo që duhet të ndodhë është të reformohet seriozisht sistemi, i cili është ndërtuar i gjithi në mënyrë të gabuar.

Etiketa: femije te zhdukurKryesore1

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Pas ndarjes nga Xhensila, Besi në lidhje të re me ish-konkurrenten e ‘Përputhen’?/ FOTO

Pas ndarjes nga Xhensila, Besi në lidhje të re me ish-konkurrenten e ‘Përputhen’?/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com