GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova

09:06 - 29/01/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Niset një ekip nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është dita e 20-të e kërkimeve për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në Bashkinë Klos. Pas 20 ditësh, shteti shqiptar nuk ka asnjë rezultat, asnjë gjurmë dhe asnjë përgjigje për familjen, duke treguar qartë se përballë emergjencave reale funksionon me improvizim dhe jo me kapacitete.

Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte më herët se vijojnë kërkimet ‘intensive’ për të riun, prej 20 ditësh tashmë ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij dhe trupi ende nuk është gjetur.

Pavarësisht se në terren janë ushtria, forcat “Shqiponja”, zjarrfikëset, punonjës bashkie dhe dhjetëra persona, kërkimet janë zhvilluar pa mjete serioze teknologjike për operacione nënujore. Shqipëria ende nuk disponon skanerë ujorë dhe dronë nënujorë funksionalë, çka e bën të pamundur një operacion efektiv dhe i ekspozon institucionet si të papërgatitura dhe të prapambetura.

Sot pritet të mbërrijë ekipi i specializuar nga Kosova, i autorizuar nga Presidentja Vjosa Osmani, me pajisje si skaneri EDGE TECH 5201 dhe droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV, duke e nxjerrë zbuluar dështimin e plotë të shtetit shqiptar. Fakti që pas 20 ditësh kërkime shpresa vjen nga motra Kosovë nuk është bashkëpunim, por turp institucional dhe provë se Shqipëria nuk ka ndërtuar as kapacitetet minimale për të përballuar fatkeqësi të tilla.

Jurgen Karaj, dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars në Klos, më 9 janar, dhe ka përfunduar në lumin Mat. Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” me drejtues 24 vjeçarin Andi Losha, kur ky i fundit humbi kontrollin dhe ranë në përrua.

Karaj dyshohet të jetë marrë nga rrjedha, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërkohë Andi Losha u arrestua nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.

Etiketa: ekipkarajkerkimeKosova

Lajme të lidhura

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi
Aktualitet

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Para
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Morën 55 mijë euro nga biznesmeni vlonjat, SPAK mbyll hetimet për dy ish-prokurorët (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com