GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zhdukja e mistershme e dy grave ruse në Qipro, dyshohet për vrasje të dyfishtë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e mistershme e dy grave ruse në Qipro, dyshohet për vrasje të dyfishtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Qipros po e trajton si të dyshimtë zhdukjen e dy grave ruse, 33 dhe 43 vjeçe, të cilat janë  shpallur të zhdukura që prej 17 nëntorit. Policia po heton mundësinë që dy gratë ruse të jenë rrëmbyer dhe ndoshta  vrarë. Mësohet se  një i dyshuar është arrestuar pas hetimeve të kryera në shtëpinë e tij.

Hetimet në shtëpinë e pushimit të të dyshuarit zbuluan njolla gjaku,  ndërsa më vonë u vërtetua se ishin nga një prej grave të zhdukura. Dyshimet u shtuan pasi njolla gjaku u gjetën edhe në një mjet gërmimi në lokal. Ndërkohë, policia po kreh zonën përreth shtëpisë, pasi janë në kërkim të trupave të dy grave të humbura. Policia kishte vepruar në fshehtësi, duke e arrestuar burrin në fillim të javës së kaluar dhe duke e paraqitur para një gjyqtari të shtunën, pa njoftuar arrestimin. Policia e arrestoi burrin pas një informate anonime të dhënë nga një shtetas i shqetësuar, i cili raportohet se ka parë dy gratë në shtëpinë e pushimit të të dyshuarit në Moniatis.

I dyshuari thuhet se ka pranuar se i ka çuar dy gratë në shtëpi pushimi me vullnetin e tyre të lirë dhe i ka kthyer në banesën e tyre në të njëjtën ditë, një pretendim që po hetohet.

Hetimet kanë vijuar edhe ditën e shtunë, ku specialistët kanë lokalizuar gjurmë gjaku në pjesë të ndryshme të lokalit. Janë marrë mostra dhe rezultatet konfirmuan frikën e oficerëve, pasi gjaku përputhet e materialin gjenetik të një prej grave të zhdukura.

Alraeesi Khaiat, 43 vjeç dhe Mariia Gazibagandova, 33 vjeç, u raportuan të zhdukura në polici më 17 nëntor, ndërsa hetimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar me një numër personash të lidhur me të dyshuarin.

Etiketa: hetimeQiproRuseVrasjezhduken

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
“Tmerr sa s’ka më”, 3 familje pa strehë në mes të borës: Mbetëm në rrugë

“Tmerr sa s’ka më”, 3 familje pa strehë në mes të borës: Mbetëm në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë....

Lexo më shumë
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com