GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukja e shqiptares, babai: Hetimet po zvarriten me qëllim

22:58 - 20/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Artemis është…”/ Letra që gëzoi familjen shqiptare në Greqi: Po mbahet nga vrasës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dëshmisë së një gruaje e cila tha se e kishte parë në Suedi shqiptaren Artemis Vasili e cila është zhdukur pas dy vitesh, babai i kësaj të fundit ka bërë një thirrje që vajza e tyre t’i kontaktojë nëse është gjallë dhe nëse e ka të mundur një gjë të tillë.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se babai i 22 vjeçares të zhdukur, beson se dikush në zonën e tyre ku jetonin në Koropi të Greqisë, ka dijeni për rastin dhe akuzoi autoritetet se po zvarrisin hetimet.

“Dikush e di për vajzën time në Koropi dhe po e fsheh Dua të bëj një thirrje për vajzën time. Nëse na dëgjon, nëse lejohet. Të na thërrasë dhe të na tregojë se se është gjallë, nëse lejohet ”, tha babai i saj me lot në sy.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, një shqiptare telefonoi për emisionin grek ‘Star’ dhe deklaroi se e kishte partë Artemisën së bashku me disa persona të tjerë në Suedi me të cilët fliste shqip dhe anglisht. Ajo zbuloi se në momentin që e thirri në emër, personat që ishin me të e morën të renë dhe u larguan.

Sipas dëshmitares, Artemis po mbahej kundër dëshirës së saj nga një grup personash në Suedi.

Ajo shtoi se me të ishte një djalë dhe një vajzë që i flisnin në shqip dhe greqisht dhe sapo kishte tentuar t’i bënte një foto, e kishin hipur në makinë dhe ishin larguar.

“E pashë Artemisin në një qendër tregtare në Goteborg, jam i sigurt se ishte ajo. E pashë shumë afër, dy hapa më tutje, dëgjova greqisht. Me të ishte një vajzë tjetër dhe një djalë. I tha “hajde Emi…” Unë kthej kokën dhe i them “je greke?”, se u gëzova kur dëgjova greqisht. Ajo ishte e dobësuar, e veshur me një shall leshi me një kapak sipër. Vajza tjetër i foli në shqip.

Di shqip edhe greqisht dhe e kuptova. Unë isha pranë Artemisës dhe nuk më përgjigjen fare, vetëm djali i thoshte diçka. Kur e pyeta nëse ishte Artemis, vajza tjetër që ishte me të e tërhoqi dhe i tha në shqip të largohej. Unë shkova në makinë për të marrë celularin për t’i bërë një foto menjëherë, por edhe ata hipën në makinën e tyre dhe u larguan. Kam arritur të ruaj vetëm tre shifrat e fundit të numrit suedez”, tha dëshmitarja.

Më 19 tetor 2020, Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe. Pavarësisht deklaratave të mëhershme për të, duket se këtë herë, angazhimi për dëshminë e dhënë është shumë serioz pasi janë njoftuar shërbimet konsullore dhe ato të Interpolit.

Etiketa: Artemis Vasiligreqshqiptares

Lajme të lidhura

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare
Aktualitet

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj
Aktualitet

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26
Para
“Xhepat po i shpërthenin nga paratë”, foto e rrallë e Ahmet Zogut

“Xhepat po i shpërthenin nga paratë”, foto e rrallë e Ahmet Zogut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com