GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukjet, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit?

09:44 - 09/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukjet, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

39 minuta e 5 sekonda. Kaq pak kohë, por kaq shumë enigmë. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit.

Zhdukja e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, vazhdon të hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria ndërkohë që kërkimet në terren vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme edhe pse në ndihmë kanë ardhur edhe qenë nuhatës nga Kosova.

News24 ka arritur të zbulojë një detaj shumë enigmatik nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë. “Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14.

Pra presupozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46-vjeçarëve. Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114.

Këto targa rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi. A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë dhe targat e një automjeti? Sa larg nga fshati Pllakë është larguar ky mjet dhe pasi ka mbaruar punë është kthyer sërish?

A janë vrarë dy 46-vjecarët nga drejtuesi apo ndonjë pasagjer i mjetit apo ata i janë dorëzuar një apo disa personave të tjerë?

A mundet që për 39 minuta një automjet të shkojë nga Pllaka ne Xarrë apo Vrinë e të kthehet duke kryer ose vrasje e fshehje kufomash, ose dorëzim personash e sigurisht ndërrim targash, apo këto kanë ndodhur në zonën e Soronesë? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në 39 minutat misterioze që nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie.

Etiketa: Kryesore1Sarandazhdukjet

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
VIDEO/ Meta nga rruga e Arbërit: Rama nuk ndërtoi asnjë vepër madhore

VIDEO/ Meta nga rruga e Arbërit: Rama nuk ndërtoi asnjë vepër madhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë
Breaking Views

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës. Por, ka patur dhe...

Lexo më shumë
Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com