GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zhgënjeu pensionistët, justifikohet Rama: Nuk e hedhim dot këtë hap tani

11:23 - 16/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në Kuvend: Shqipëria, vendi i parë në botë për numrin e grave në qeveri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ku po prezanton programin qeverisës, deklaroi se paga do të rritet për disa kategori në masën 40%, por këtu nuk përfshihen pensionistët.

Rama tha se bëhet fjalë për infermierët, mësuesit dhe edukatorët, ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 30%, duke zhgënjyer shtresën e tretë.

“Paga minimale është e ulët. Rritja e saj çdo vit, mundësisht deri në 40 mijë lekë të reja, deri në fund të mandatit, është objektiv i fushatës zgjedhore që do ta nisim qysh me projekt-buxhetin të vitit që vjen. Sot ndihem mirë se nuk ka asgjë, që nuk është premtuar në fushatë. Asnjë nga synimet e shpallur në fushatë s’ka ngelur pa mbetur objektiv. E vërteta është se jo gjithmonë gjërat shkojnë sipas parashikimit, për shumë arsye. Këtu se kam për ata politikanë që premtimet i nxjerrin si pëllumbat e kapeleve të prestigjatorëve. Është jashtë parashikimit të qeverisë, tërmeti, pandemia, siç ndodhi me aeroportin e Vlorës. Është e vërtetë që nuk premtoj diçka që e di që nuk bëhet, sa për të marrë duartrokitje. Të gjitha rritjet e pagave të premtuara do të bëhen siç janë premtuar. Sot e premtoj se kjo shumicë qeverisëse do të rrisë pagat e edukatorëve, të mësuesve, të mjekëve, infermierëve, me 40%. Pagat e administratës me 30%”.

Mes të tjerash, Rama tha se duke nisur nga 1 janari, paga e trupës së Teatrit Kombëtar, Operas dhe Baletit do të dyfishohen.

“Më lejonit të shtoj diçka që se kemi premtuar. Pas një shfaqje kulmore mbrëmë të trupës së teatrit, ku solistët shfaqën një provë prekëse, ku shkëlqyen pa asnjë dallim, paga e solistëve tanë të jashtëzakonshëm është e udhës që të dyfishohet që nga viti i ardhshëm. Do paraqesim për atë trupë një program stimulimi financiar. Është një nga përfaqësitë më europiane dhe dinjitoze që ka kjo republikë”.

Ndonëse gjatë fushatës, një nga premtimet e tij ishte rritja e pensioneve, mesa duket kryeministri ka hequr dorë, duke i zëvendësuar këta të fundit me trupën e TOKB.

 “S’kemi premtuar në fushatë asgjë domethënëse, as për pensionistët. Jo se nuk e dimë se ata meritojnë të shpërblehen më shumë se të tjerët. Përtej bonusit special që kemi vendosur në fundvit, por nuk kemi mundur dot dhe s’mundim dot që të hedhim atë hap, pasi gropa e hapur nga skema e vjetër e pensioneve para se të merrnim reformën e pensioneve, akoma nuk është mbyllur në pikën që ne hedhim një hap të guximshëm për rritje domethënëse. Dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës, por nga Kuvendi, të gjithë gjyshërve dhe gjysheve se një plan i pavarur nga ecuria e kësaj reforme, është në tryezën tonë. Do të jetë dita më e bukur e jetës time publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për të vënë në zbatim plani për rritjen e pensioneve. Do ta mbaj çdo ditë në mendje marrjen e atij shpërblimi të shenjtë. Lus Zotin që ta bëjmë realitet. Është një angazhim solemn në Kuvend për të bërë realitet këtë premtim të munguar. Kjo është diçka që ja vlen të bëjmë maksimumin”, tha ai.

Po ashtu, gjatë seancës plenare, e cila mund të zgjasë në një afat të pacaktuar, pritet që të zhvillohet një debat mbi programin politik. Mbi programin e qeverisë në orën 13:00 priten përgjigjet e pyetjeve nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Etiketa: Edi Ramakuvend

Lajme të lidhura

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!
Aktualitet

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi
Aktualitet

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama
Aktualitet

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
Para
Aksident i rëndë në Sauk, 5 persona të plagosur

Aksident i rëndë në Sauk, 5 persona të plagosur

TË FUNDIT

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
Aktualitet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26

Në Dimal fermerët kanë dalë në protestë për çmimet e ulëta të produkteve bujqësore dhe mungesën e dëmshpërblimeve. Ata thonë...

Lexo më shumë
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com