GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhgënjimi me Korporatën e Investimeve, qeveria ndryshon ligjin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Non grata të tjera? Tërhiqet Rama: Nuk e kam paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një draft me ndryshime në ligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” sjell disa ndryshime thelbësore në mënyrën sesi ky organizëm ka funksionuar deri më tani.

Në relacionin që shoqëron këto ndryshime nuk është vështirë të konstatosh zhgënjimin e “sipërmarrjes” aq të trumbetuar nga qeveria ku nënvizohet se në këto vite të funksionimit Korporata vetëm ka shpenzuar para duke mos siguruar të ardhura.

Fondet për paga e borde janë siguruar nga buxheti i shtetit dhe pikërisht ndryshmet e bëra në ligj synojnë eliminimin e kësaj forme shpenzimi dhe realizimin e një rezultati pozitiv.

Në ndryshimet që prekin disa pika ajo që bie më shumë në sy është fakti që tashmë tagrin që kishte ministri përgjegjës për ekonominë është hequr duke autorizuar kështu qeverinë që të caktojë në rolin e përfaqësuesit të saj çdo ent publik vendas ose të huaj.

Konkretisht pika 2 e nenit 4 në ligjin aktual thotë shprehimisht se “Autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Korporatës është ministri përgjegjës për ekonominë”

Në draftin e rishikuar pika 2 e nenit 4 thotë “Këshilli i Ministrave në cilësinë e pronarit, përcakton entitetin publik si përfaqësuesi i aksioneve të Korporatës. Këshilli i Ministrave transferon të drejtën e pronësisë së aksioneve tek entitete vendase ose të huaja që përputhen me objektin e veprimtarisë”.

Relacioni që shoqëron draftin argumentohet se arsyeja e zëvendësimit të togfjalëshit “Ministri përgjegjës për ekonominë” me“ përfaqësuesin e pronarit” gjë e cila është reflektuar në relacion, gjithashtu është sugjeruar riformulimi i pikës 2 të nenit 4,  sugjerim i cili është marrë tërësisht në konsiderate duke riformuluar dispozitën dhe duke nxjerrë në pah qëllimin dhe të drejtën që ka Këshilli i Ministrave si pronar, për të caktuar si përfaqësues të pronarit (të tij) një entitet publik vendas/të huaj, në përputhje me objektin e veprimtarisë.

Drafti gjithashtu sjell në vëmendje rezultatet negative të Korporatës së Investimeve të cilat kanë pasur vetëm shpenzime.

“Nga krijimi deri më sot shoqëria “Korporata e Investimeve Shqiptare” sha Tiranë nuk realizon të ardhura. Shpenzimet e kryera janë përballuar nga fonde të akorduara nga Buxheti i Shtetit. Shoqërisë i janë akorduar nga Buxheti i Shtetit 2,198,000,000 lekë, të cilat janë përdorur për paga, auditues ligjor dhe studime e projektime.

Korporata nuk ka paraqitur një program të zhvillimi ekonomik efektiv (pozitiv), ku të parashikohen të ardhura nga projekte konkrete apo studime, mbi të cilën parashikohet vazhdimësia e shoqërisë” thuhet në dokument.

Qeveria miratoi në vitin 2019 një ligj për Korporatën e Investimeve i cili si nga ekspertët e ekonomisë edhe nga opozita u kundërshtua fort duke nënvizuar se kjo do të ishte një formë abuzive e shfrytëzimit të pasurisë kombëtare. Por nga momenti i miratimit e deri më tani shifrat tregojnë se Korporata nuk ka krijuar të ardhura por vetëm shpenzime ndërkohë që nuk ka pasur asnjë projekt zhvillimi efektiv.

/Monitor.al/

Etiketa: Korporata e Investimeve

Lajme të lidhura

EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Para
Marrëveshja e Ohrit, Bytyçi: Ja pse është në favor të Serbisë

Marrëveshja e Ohrit, Bytyçi: Ja pse është në favor të Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com