GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për portet turistike: Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij

11:44 - 27/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa denoncon projektligjin për portet turistike: Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa denoncoi projektligjin për portet turistike, që është paraqitur në Komisionin për Turizmin, që ajo e drejton. Në një prononcim për mediat, Zhupa tha se ky pr ligj mban firmën e një deputetë të PS, Zamira Sina, që siç thotë ajo nuk e di se çfarë ka firmosur.

Sipas Zhupës, ky projektligj synon që t’i dhurojë portet turistike oligarkëve për interesat klienteliste të kryeministrit Rama.

Ajo tha se socialistët duan ta kalojnë këtë projektligj pa transparencë, duke shmangur konsultimet publike.

Deklarata e plote:

Në komisionin parlamentar që drejtoj për Turizmin, ka ardhur për shqyrtim edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit nr. 9710, datë 03.04.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

I ardhur si propozim deputetes Zamira Sina, ku në fakt, Zamira ka vetëm firmën se sic doli edhe nga intervista e saj nuk e kishte idenë sec cfarë kishte ligji. Eshte nje ligj i qeverise qe do te shmangi procesin e konsultimit publik dhe e sjell me emer deputete nje projektligj kundra interesit publik, interesit shtetetor. Një ligj që paraqet problematika të theksuara kushtetuese, ekonomike dhe të sigurisë kombëtare, sepse synon dhurimin e porteve për klientet dhe oligarkët pranë qeverisë me titullin “investitor strategjik”.

Problemet e këtij ligji janë të shumta:

Së pari, portet edhe kur klasifikohen si turistike përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit.

Së dyti, parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para ligjit kërkon që çdo dhënie e së drejtës për ndërtim apo operim të aseteve publike me vlerë strategjike të realizohet përmes garës së hapur, transparente dhe të matshme. Përjashtimi nga procedura konkurruese:

kufizon mundësinë e shtetit për të përzgjedhur ofertën më të favorshme ekonomike;

ul transparencën dhe llogaridhënien;

rrit rrezikun e konfliktit të interesit dhe të përdorimit joefikas të pronës publike;

cenon parimin e trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Së treti, investitorët strategjikë aktualisht përfitojnë lehtësi të konsiderueshme: procedura të përshpejtuara, asistencë administrative, mbështetje infrastrukturore dhe, në disa raste, përdorim afatgjatë të pronës publike me tarifa simbolike. Shtimi i një përjashtimi nga gara për asete me rëndësi të veçantë si portet përbën një favorizim të disproporcionuar, i cili cenon parimin e proporcionalitetit në politikëbërje. I bën ata shtet mbi shtetin

Së katërt, në aspektin e së drejtës evropiane dhe angazhimeve të Shqipërisë për përafrimin me acquis communautaire, standardet e BE-së në fushën e prokurimit publik, koncesioneve dhe ndihmës shtetërore kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe konkurrencë reale. Përjashtimet e gjera nga gara mund të konsiderohen si devijim nga këto standarde dhe të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit evropian.

Së pesti, nga këndvështrimi i sigurisë juridike, nuk është e arsyeshme që një ligj i përhershëm sektorial të ndryshohet për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme. Kjo qasje cenon stabilitetin e rendit juridik dhe krijon pasiguri për investitorët e tjerë që operojnë në kushte konkurrence.

Së fundi, portet dhe hapësirat bregdetare përbëjnë pasuri të pazëvendësueshme të brezave aktualë dhe të ardhshëm. Çdo vendimmarrje për administrimin e tyre duhet të jetë rezultat i një procesi transparent, konkurrues dhe të justifikuar ekonomikisht. Heqja dorë nga gara nuk përbën thjesht thjeshtim procedure, por reduktim të mekanizmave mbrojtës të interesit publik.

Nga këndvështrimi i zhvillimit turistik, një qasje e tillë mund të rezultojë problematike edhe për vetë industrinë e turizmit. Dhënia e porteve turistike pa garë të hapur rrezikon të krijojë monopole lokale, të kufizojë diversitetin e ofertës dhe të frenojë inovacionin në shërbime. Kur mungon konkurrenca reale, bie presioni për të rritur cilësinë, për të mbajtur çmime të arsyeshme dhe për të investuar në standarde ndërkombëtare të menaxhimit. Për më tepër, përqendrimi i hapësirave bregdetare në pak duar mund të nxisë zhvillim të pakontrolluar urbanistik, betonizim dhe kufizim të aksesit publik në bregdet, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë si destinacion i hapur dhe i qëndrueshëm. Turizmi modern kërkon transparencë, konkurrencë dhe balancë mes fitimit privat dhe interesit publik; në të kundërt, rrezikohet që portet të shndërrohen në enklava ekskluzive me përfitim të kufizuar për ekonominë vendase dhe me ndikim afatgjatë negativ në markën turistike të vendit.

Kjo qeveri e trajton Shqipërinë si pronë private që mund ta ndaj me miqtë e pushtetit, pa pyetur per kushtetutë dhe rregulla ndaj edhe qytetarët do protestojnë. Nesër në orën 18:00 kundra uzurpimit të vendit nga një bandë që po e plackit cdo dite dhe pengojne drejtesine per te mbrojtur veten.

Etiketa: pasuriRamaZhupa

Lajme të lidhura

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë
Aktualitet

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

13:08 - 27/02/26
“Vetëm për zyrën harxhoi 220 mijë euro”, Berisha: Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur
Aktualitet

‘U mbors mali dhe polli një mi’, ironizon Berisha: Dështoi Lubia e polli tre ministra!

12:10 - 27/02/26
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

11:59 - 27/02/26
Para
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë
Aktualitet

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

13:08 - 27/02/26

Prej 1 muaji, banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz të botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj, pretenduar në tokat...

Lexo më shumë
‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

13:04 - 27/02/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

12:35 - 27/02/26
“Vetëm për zyrën harxhoi 220 mijë euro”, Berisha: Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur

‘U mbors mali dhe polli një mi’, ironizon Berisha: Dështoi Lubia e polli tre ministra!

12:10 - 27/02/26
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

11:59 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com