GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Butrinti/ Zhupa-deputetëve të PS: Do u ngelet njolla e turpit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Butrinti/ Zhupa-deputetëve të PS: Do u ngelet njolla e turpit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demoklratike Ina Zhupa ka rikthyer në vëmendje në seancën plenare çështjen e dhënies me koncension të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Deputetja e PD u bëri thirrje kolegëve të majtë por dhe atyre të djathtë që nuk kanë firmosur ende padinë e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese se duhet të firmosin sa janë në kohë pasi sipas Zhupës do ju mbesë njolla e turpit.

Deputetja demokrate tha se Parku i është dhënë me koncension pesë individëve që sipas saj është njëri më problematik se tjetri. Përgjigjen e mori nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila nuk i kurseu ironitë me Zhupën, të cilës i tha se është kujtuar vonë për Butrintin pasi si deputete e zonës sipas ministres ajo nuk ka shkuar kurrë.

REPLIKAT:

Ina Zhupa: Nga përjashtimi që i bëni deputetëve të opozitës, përjashtuat dy deputetë javën e kaluar një kësaj jave vetëm që thanë disa të vërteta. Vetëm se deputeti jonë këtu mbrojti të drejtën e fjalës.

Megjithatë nuk shpëtoni dot nga gjyqi popullor, nga vota, atë që qytetarët do të ju japin më 14 maj. Ashtu siç keni vendosur që seancën e radhës Portin e Durrësit ta kufizoni me vetë 6 orë debat. Më në fund në Gjykatën Kushtetuese ka shkuar padia fituese e Butrintit.

Ministrja nuk e kishte kuptuar se kë ligj kishte çuar në Kushtetuese. Ligji që i jep privatit Butrintin. Ligji që njollos Dean e Butrintit. Cilido deputet opozitar që ende nuk e ka firmosur është i lutur të shkojë tek sekretaria e Gjykatës Kushtetuese dhe të firmosë.

Kam një thirrje dhe për ju që keni firmosur atë marrëveshje mbase dhe të detyruar, shkoni dhe firmosni që të mos ju ngelë njolla e turpit. Butrinti është pasuri kombëtare, ajo padi bën krenar çdo shqiptar se keni shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit dhe ligjet.

Do ndërtohet një qendër vizitorësh, në faqen e ëeb-it gjeni thirrje për aplikime si privat dhe me të drejtë se në fund të ditës janë kanë dhënë Butrintin një privati. 2.6 milion euro pajë për koncensionarin. Nuk kontrollohen më nga KLSH se janë privat, këta 5 individë privat marrin Butrintin.

Pastaj vijnë e thonë se këtu është shteti, po të ishte shteti do të ishte dhe KLSH. Pesë individë njëri më problematikë se tjetri. Sot kemi monopolizuar atë që është trashëgimi e përbashkët kulturore. Mbrohet nga UNESCO.

Bashkia Sarandë nuk është pyetur, Këshilli Bashkiak nuk është mbledhur asnjëherë për planet zhvilluese. Unë mendova që do të kishit një lloj turpi prej fëmijëve tua se jo gjithçka mund të bëhet mall pazari. Unë garantoj sot çdo shqiptar se Butrinti do të fitojë.

Elva Margariti: Nuk e di ku e ka gjetur Dean e Butrintit se ka kohë pa vizituar Butrintin. E quajmë histori suksesi pasi kemi rikthyer në Butrint dhe deputetë të zonën elektorale. E keni merak të madh praninë e bashkisë. Kur të jemi atë ditë në komision do të të ftojmë që mos të na ndjekësh vetëm nga rrjetet sociale. Po të kishim ndjekur pallavrat tuaja do të kishim mbetur në mesjetë.

Ina Zhupa flet nga vendi nuk dëgjohet

Etiketa: demokrateveturpZhupa

Lajme të lidhura

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës
Aktualitet

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

18:23 - 31/05/26
Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar
Aktualitet

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

16:19 - 31/05/26
Para
Ermal Mamaqi zbulon gazetarin që “ka xhinde”

Ermal Mamaqi zbulon gazetarin që "ka xhinde"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Lexo më shumë
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet