GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka replikuar në Kuvend me ministren Erjona Ismaili, duke e akuzuar se po mbron atë që demokratja e cilësoi si “tradhti kombëtare” në lidhje me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Në përgjigje të ministres, Zhupa përdori tone të ashpra, duke e cilësuar atë të papërgjegjshme dhe duke i kërkuar të turpërohet për qëndrimin e mbajtur.

Deputetja demokrate iu referua edhe postimeve të mëparshme të Ismailit në Facebook për kryeministrin Edi Rama, duke i sugjeruar që t’i fshijë ato përpara se të dalë në mbrojtje të tij.

Zhupa kërkoi gjithashtu që debati në Kuvend të përqendrohet te zhvillimet e fundit në SHISH dhe te përgjegjësia institucionale. Sipas saj, Parlamenti duhet t’i rikthehet rolit të llogaridhënies dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Erjona, më vjen shumë turp që je nga Vlora sepse nuk duhet të marrë përsipër sot të mbroje një akt tradhtie kombëtare të Vlora Hysenit dhe të këshilloj që fjalimet e Edi Ramës t’i lexosh 2-3 herë para se të vish t’i lexosh këtu se do të na kurseje kohë. Më vjen keq ta them se je vajzë, papërgjegjshmëria jote nuk të çon në krye të bashkisë së Vlorës duke ardhur e lëpirë skandalet këtu, por turpërohu se të bën më mirë. Para se të vish ta mbrosh sigurohu të fshish statuset në Facebook që e ke bërë Edi Ramën rreckë se nuk kishe interes, sot flet për interesin e postit. Të flitet këtu për rregullore kur kreu i SHISH ka shkelur çdo rregullore, është të tallesh me qytetarët. Të thotë kryetari i Kuvendit që unë s’kam pikë në rregullore që të diskutoj. Ke një pikë që ky parlament duhet t’i shërbejë shqiptarëve. Duhet ta ktheni Kuvendin në shërbim të qytetarëve, llogaridhënies dhe të hiqni Edi Ramën si kryeministër. Kjo është e vetmja detyrë që ka Kuvendi”, tha Zhupa.

Ministja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili, mbajti fjalën e saj në Kuvend dhe në kuadër të deklaratave të opozitës në lidhje me akuzat ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ajo ka sjellë në kujtesë aferat e viteve të shkuara, ku sipas saj, Berisha e ka përdorur SHISH, si mjet për të kryer vepra të ndryshme penale.

“Që të dish e nderuar zonja kolege, statuset e mia për çfarë nuk shkon janë aty, siç unë e bën edhe tani dhe ti nuk ke pasur guxim ta bësh ndaj liderit tënd. Nuk harrojnë shqiptarët për të zezat që i janë bërë. SHISH u përmend shumë, por është një institucion që nga 90-ta e në vijim ka përfaqësuar rënien e shtetit me gjithë ngjarjet e zhvilluara, përveçse sot. Nuk e harrojnë SHIK shqiptarët kur ju jeni siguruar të lini plot fakte ndaj shqiptarëve për vajtjet që kanë kaluar ndaj jush. Nuk e harrojnë shqiptarët pushtetin e pakufijshëm të SHISH në duart e xhelatëve si Berisha, që dhunonte, përndiqte e vriste si polici e militarizuar fashiste e politike.

Si mund ta harrojnë shqiptarët SHISH-in e atëhershëm, as kur kryeministri urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhrin e arrestit të një prej besnikëve, që ishte shpërblyer si drejtor tatimeshg. Si mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues në operacionin e 97-ës. Si harrohet SHIK-u kur në 2012 Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për shkaktimin e vdekjes së Remzi Hoxhës. Ndihmove të arratiset nga Shqipëria në 97-ën ish-kreun e inteligjencës në Turqi dhe Siri. Aleanca e NATO në 2009-ën kufizoi aktivitetin e saj në Shqipëri për dokumentet sekrete dhe të energjisë bërthamore.

Si Damir Fazlliç ka marrë pjesë në një mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare me ftesën tënde Sali. Në 97-ën në Vlorë përdorje SHIK-un për të armatosur mbështetësit e tu. SHIK-u digjte redaksi gazetash, dhunonte e rrëmbente gazetarë e vepronte pa procedura, por me urdhra. Shtet pa shtet si ky që keni qeverisur ju nuk ka më. Ne luftojmë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë. Askush nuk ka imunitet para drejtësisë së re, as SHISH sot. Drejtuesja është shkarkuar menjëherë, teksa prezumohet e pafajshme derisa të ketë vendim. Ka ende raste kur dhimbja ulërin për drejtësi të munguar. Ty Muli të kam lënë të merresh me akuzat që Gazi të bënte për blerje vilash me lekë të drogës”, shprehet Ismaili.

Etiketa: ismailiKryesore1Zhupa

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

13:02 - 24/09/26
Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat
Aktualitet

Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

12:43 - 24/09/26
Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner
Aktualitet

Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

12:36 - 24/09/26
Para
“Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”/ Bardhi thirrje socialisteve: Silleni Ramen zvarrë këtu të japë llogari

"Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar"/ Bardhi thirrje socialisteve: Silleni Ramen zvarrë këtu të japë llogari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona
Aktualitet

“Arrestoni Ramën”/ Kaos para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, shoqërohen disa persona

13:02 - 24/09/26

Tensione në protestë! Sërish, qytetarët janë përplasur me policinë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në polici. Deri më tani...

Lexo më shumë
Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

Protestuesit përplasen me forcat policore para parlamentit, një person humb ndjenjat

12:43 - 24/09/26
Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

Vlora Hyseni shantazhon gazetaren: Klodi si kalon ti me agjentët serb në dhomat e hotel Rogner

12:36 - 24/09/26
“Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”/ Bardhi thirrje socialisteve: Silleni Ramen zvarrë këtu të japë llogari

“Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”/ Bardhi thirrje socialisteve: Silleni Ramen zvarrë këtu të japë llogari

12:32 - 24/09/26
Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

Zhupa përplaset me ministren Ismaili: Të të vijë turp që mbron skandalet dhe aktet antikombëtare të Ramës

12:23 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com