GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për emërime klienteliste.

Zhupa deklaron në Facebook se ministrja Kumbaro ka emëruar Artа Dollanin si drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar, ish-drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe më parë e Institutit të Monumenteve të Kulturës e përfshirë në hetime për “shpërdorim detyre”, lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve drejt Tajlandës nga kompania “Sokolaj sh.p.k.”.

“Në të njëjtën ditë që u lirua nga detyra në AKM, ajo zhvilloi “konkursin” në Ministrinë e Arsimit, ku ishte kandidatja e vetme. Edhe kriteret e shpallura për këtë pozicion duket se ishin hartuar posaçërisht për ta favorizuar, duke kërkuar mbi 10 vite eksperiencë në drejtim institucioneve publike, përvojë që ajo e kishte, falë rotacionit të vazhdueshëm në poste të ndryshme nën kujdesin e Mirela Kumbaros.”– shprehet Zhupa.

Zhupa kujton gjithashtu rastin kur Dollani, në krye të IMK-së, kishte miratuar leje ndërtimi për një bar-kafe në Butrint, pranë Kullës Veneciane, në një zonë të mbrojtur kombëtare.

Denoncimi i plotë: 

Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e përfshirë në hetim për “shpërdorim detyre” lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve drejt Tajlandës nga kompania Sokolaj sh.p.k. Më përpara Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, e njohur për lejen e ndërtimit që i dha sallamerisë Hako për të ndërtuar në Butrint bar-kafe në, pranë Kullës Veneciane, zonë e mbrojtur dhe pasuri kombëtare.

Pavarësisht këtyre skandaleve, të realizuara bashkë me Kumbaron, tashmë Dollani emërohet në një tjetër institucion që drejton po Kumbaro, drejtoreshë e arsimit parauniversitar duke treguar qartë se përgjegjësia dhe integriteti nuk janë më kritere për drejtim të institucioneve shtetërore.

Në të njëjtën ditë që u lirua nga detyra në AKM, ajo zhvilloi “konkursin” në Ministrinë e Arsimit, ku ishte kandidatja e vetme. Edhe kriteret e shpallura për këtë pozicion duket se ishin hartuar posaçërisht për ta favorizuar, duke kërkuar mbi 10 vite eksperiencë në drejtim institucioneve publike, përvojë që ajo e kishte, falë rotacionit të vazhdueshëm në poste të ndryshme nën kujdesin e Mirela Kumbaros.

Ky është tashmë një model i përsëritur: nga Kultura, te Mjedisi, e tani te Arsimi, ministrja Kumbaro i merr me vete të njëjtët drejtues, të cilët nuk ndahen as nga aferat, as nga mënyra e drejtimit klientelist. Dollani pra ka qënë drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, pastaj u bë Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe tashmë Drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar. Po cfarë aftësie dhe njohurie ka Dollani për të drejtuar arsimin parauniversitar?!

Paaftësia dhe klientelizmi kanë kapur shtetin shqiptar. Konkurset publike janë kthyer në formë pa përmbajtje, ku fituesit dihen paraprakisht dhe profesionalizmi nuk ka më asnjë vlerë. Rastet i Dollanit, por edhe shumica e stafit të Kumbaros, janë shëtitës pas ministrive të saj, tregojnë se besnikëria ndaj ministres dhe bashkëpunimi në afera janë më të rëndësishme se aftësia apo përvoja profesionale.

Në një shtet normal, rotacioni i drejtuesve midis fushave tërësisht të ndryshme do të ishte i pamundur; në Shqipëri është kthyer në rregull. Ministri është njeri politik, drejtorët duhet jënë profesionist të fushës!

Rasti Arta Dollani është vetëm simptomë e një sistemi të kalbur, ku paaftësia dhe klientelizmi kanë zëvendësuar kompetencën dhe përgjegjësinë.

Etiketa: kumbaroZhupa

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Gilmando Dani u ndoq që nga Spanja? Detajet: Zona ku lëvizën autorët, pa drita

Atentati në Rinas, policia kërkesë zyrtare Spanjës për lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com