GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet se narko-eurot janë futur në investimet strategjike, sipas saj, duke betonizuar dhe shkatërruar vendin.

Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Zhupa tha se turizmi i ekselencës, togfjalëshi që dominoi si pretekst për të miratuar ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, që ka kufi vetëm qiellin; mund të ndërtosh kudo me një leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama.

“Ky ligj ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore”, tha Zhupa.

Deputetja demokrate shtoi më tej se për herë të parë, edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Në pikën 46 të raportit theksohet se këto ndryshime “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”.

“Turizmi i ekselencës, togfjalëshi që dominoi si pretekst për të miratuar ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, që ka kufi vetëm qiellin; mund të ndërtosh kudo me një leje nga KKT, praktikisht nga Edi Rama. Ky ligj ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore.

Për herë të parë, edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Në pikën 46 të raportit theksohet se këto ndryshime “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”.

Ky qëndrim i institucioneve europiane provon qartazi se ligji bie ndesh jo vetëm me interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore kombëtare, por edhe me standardet dhe detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian.

Ndërkohë që Bashkimi Europian forcon politikat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, qeveria shqiptare ka zgjedhur të liberalizojë ndërtimet dhe të favorizojë interesa klienteliste në dëm të mjedisit.

Më 14 maj 2026, pas raportit të Bashkimit Europian, kam depozituar nismën për shfuqizimin e ligjit, siç e kërkon BE-ja, siç e kërkojnë protestuesit prej 111 ditësh në shesh, por mazhoranca ende s’e ka futur në shqyrtim.

Pritet ta bëjë një gjë të tillë ditët në vijim, ku edhe është shprehur kryetari i grupit, zoti Balla, që do të votojnë kundër nismës për shfuqizimin e ligjit, edhe pse e kërkon Bashkimi Europian.

Interesi është i qartë: janë premtimet dhe projektet e dhëna nga kryeministri në zonat e mbrojtura, si Zvërneci, Karavastaja, Dajti, Butrinti etj.

Është i vetmi kryeministër në botë që ka botuar një libër me planin e kokës së tij dhe klientëve të zgjedhur nga ai se si do të ndërtohet në vend, ku dhjetëra janë në zona të mbrojtura.

Është ky libri këtu, “The Albanian Files”. Janë 523 projekte të afishuara nga studiot. Deri tani, 57 projekte janë ndërtuar, 53 po ndërtohen, 47 presin lejen, ndërsa fati i shumë të tjerave nuk bëhet i ditur.

Miliona metra katrorë ndërtim, në Tiranë dhe zonat më të lakmuara të bregdetit, nga veriu në jug.

Në 41% të projekteve nuk përmendet fare porositësi, gjithçka në kurriz të shqiptarëve dhe të ligjeve dhe standardeve të transparencës, llogaridhënies dhe konsultimit publik që kërkon Bashkimi Europian.

Ligji i Investimeve Strategjike u paraqit si një instrument për të sjellë kapital, investitorë seriozë dhe zhvillim ekonomik. Por pas tij shfaqen miliona metra katrorë tokë, dhjetëra mijëra metra katrorë ndërtime dhe projekte me vlera marramendëse.

Vetëm sipas të dhënave të publikuara për projektet strategjike, bëhet fjalë për rreth 5.8 milionë m² tokë të vënë në dispozicion të projekteve strategjike.

Disa shembuj konkretë:

Zvërnec – Artur Shehu: sipas dosjeve të raportuara nga Faktoje dhe Reuters, Artur Shehu është nën hetim nga SPAK për dyshime që lidhen me trafik narkotikësh, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh pronësie; ai i mohon akuzat. Në zinxhirin e shoqërive që lidhet me zhvillimin në Zvërnec, “Zvërnec South Adriatic Development” raportohet se kishte kapital fillestar vetëm 5 milionë lekë.

Drymades Beach Resort – Blue Bay: një investigim i INA-s raportoi se kompania kishte 100 lekë kapital në para, ndërsa pjesën tjetër të kapitalit e kishte deklaruar në natyrë, në formën e tokës; projekti strategjik kishte vlerë të deklaruar 6.3 milionë euro dhe financimi i garantuar nga Fibank ishte 800 mijë euro.

Marina Hills – Finsec Development: kompania ishte themeluar me 1.2 milionë lekë kapital, ndërsa projekti deklarohej 450 milionë euro; sipas investigimit, ishte paraqitur konfirmim për 160 milionë euro financim, duke lënë një diferencë shumë të madhe për t’u shpjeguar.

Ky mekanizëm është përdorur për të futur para me origjinë të dyshimtë në ekonominë shqiptare, atëherë nuk kemi më përpara thjesht një problem me një ligj investimesh dhe betonizimin dhe vjedhjen e pronës publike. Kemi një problem me vetë modelin ekonomik të narko-shtetit dhe përdorimit të narko-eurove.

Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive dhe narko-eurot që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe, medemek, procesin e integrimit.”- tha Zhupa.

Etiketa: Ina ZhupaNarko-eurotTakimi Shqipëri-BE

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

18:26 - 21/09/26
Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut
Breaking Views

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

18:25 - 21/09/26
Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali

17:29 - 21/09/26
Para
Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuqezinjtë zbarkojnë në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Shqipëria nis përgatitjet për Ligën e Kombeve
Sport

Kuqezinjtë zbarkojnë në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Shqipëria nis përgatitjet për Ligën e Kombeve

18:37 - 21/09/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin e saj për ndeshjet e Ligës së Kombeve që luan në...

Lexo më shumë
Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

Sekuestrohen 2.1 ton kokainë në një jaht në Spanjë, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një shqiptar

18:26 - 21/09/26
Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon ish-komisionerin e Vetingut

18:25 - 21/09/26
Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

Zhupa nga takimi Shqipëri-BE: Narko-eurot janë futur në investimet strategjike duke betonizuar vendin

17:56 - 21/09/26
Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali

Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari shqiptar në Itali

17:29 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com