GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zhupa: Opozita po bashkohet, gjithçka po vjen natyrshëm

22:21 - 19/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhja e Pezës në krye të RTSH/ PD: Është kapje politike dhe antiligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa e ftuar në ‘A Shoë’, tregoi më shumë mbi opozitën e bashkuar. Sipas Zhupës, rasti i zgjedhjeve në Kukës, me daljen me vetëm një kandidat, tregon se opozita është e bashkuar. Ndërsa në lidhje me finalizimin e këtij bashkimi, Zhupa u shpreh se do të finalizohet natyrshëm, pasi në këtë proces marrëveshja vjen duke biseduar, duke mos rënë dakord në gjëra të caktuara, por pa harruar destinacionin e synuar.

“Është një opozitë e bashkuar që është përballë Edi Ramës, pra edhe vajtja në Kukës dhe vendodhja ishte një mesazh politik, sepse zgjedhjet ditën e diel janë në Kukës dhe çdo opozitar pavarësisht se çfarë qëndrimi mund të ketë për gjendjen e brendshme për një drejtues a tjetër, duhet të bashkojë votën kundër Edi Ramë.

Ka vetëm dy kandidatë një është kandidati iPartisë Demokratike Emri Vata dhe kandidati tjetër është zëvendësi i Safet Gjicit dhe kjo është ndarja e madhe që bën opozita. Opozita bashkohet për të mbështetur në zgjedhje kandidatin e saj.

Bashkimi po ndodh dhe fakti që ne e kemi kthyer në një rutinë tashmë dhe çdo javë kemi mbledhje, por sot kemi dhe vendim marrje kuptimplota që do diskutojmë thellësisht ndoshta më vonë. Po ndodh sepse deputetët e kanë arritur atë ndërgjegjësimin që dy vjet kohë e harxhuar me energji kundra njëri-tjetrit nuk prodhon më asgjë për elektoratin që na besuar, nuk prodhon asgjë për të mirë të vendit, asgjë që t’i shkurtosh ditët Edi Ramës .

Pra ky lloj ndërgjegjësimi i gjithë deputetëve na ka çuar ne në atë tryezë të përbashkët, që ndoshta po ta konceptoje dy vjet më parë do ishte diçka normale por nuk realizohej dot sepse nuk kishte arritur ai momenti i ndërgjegjësimit të plotë, që ne nuk ja dalim dot duke u marrë me njëri-tjetrin.

Në këtë proces është shumë mirë që gjërat të vijnë natyrshëm të vijnë si proces, të vijnë duke biseduar, duke mos rënë dakord në gjëra të caktuara, duke i ‘smuthuar’ me kohën, por duke kuptuar dhe duke mos harruar destinacionin , ku duam të shkojmë”, tha Zhupa.

Etiketa: Zhupa

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Bie zjarr në varrezat e Gjirokastrës

Bie zjarr në varrezat e Gjirokastrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com