GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa: Qeveria po i masakron bizneset me gjoba në kulmin e sezonit turistik

11:05 - 17/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa: Qeveria po i masakron bizneset me gjoba në kulmin e sezonit turistik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka akuzuar qeverinë, dhe një Task Force të Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Turizmit që ndëshkon çdo biznes që nuk ka një impiant të trajtimit të ujërave të zeza.

Sipas Zhupës, Task Forca nuk kontrollon nëse bizneset i trajtojnë ujërat e zeza, por nëse nuk ke impiantin e kërkuar, vendoset gjoba.

Ajo shprehet se qeveria është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive.

Deklarata:

PD u bashkohet shoqatave të turizmit për t’i kërkuar qeverisë heqjen dorë nga gjobat për një akt të paligjshëm, në lidhje me impiantet e trajtimit të ujërave të zeza
Qeveria ndërkohë që bën propagandë të madhe me turizmin, është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive.
Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujësjellës Kanalizime për ujërat e zeza, ngopen me gjoba nga një task forcë.
Me aktin normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujerave të ndotura, është ngritur një Task Force nga ministret Balluku-Kumbaro që qëllim e vet në letër e ka pozitiv për menaxhimin e ujërave të ndotura, kurse në praktike gjobit biznese që nuk ndotin dhe kanë kanalizime në ujërat e zeza dhe kontrata të rregullta me UK.
Kjo Task Forcë nuk shikon a i hedhin këto ujëra të ndotura në burimet ujore, por shikon a kanë blerë impiantin që ka vendosur shteti që kushton nga 20-100 mijë euro në varësi të madhësisë.
Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impianteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të çon deri në humbjen e licencës së aktivitetit. Gjobat e bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujërave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri.
Këto gjoba vihen në bazë të një udhëzimi Nr 1, datë 01/02/2024 që nuk njeh më diferenca mes bizneseve që i trajtojnë ujërat e zeza me ato që si trajtojnë, por i detyron të gjitha të vendosin këto impiante.
Partia Demokratike i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për të kërkuar heqjen dorë nga gjobat e një akti të paligjshëm mbi subjektet që janë të lidhur në kolektorin kryesor të UK dhe kanë kontratë të rregullt me UK.
Ne i kërkojmë dy ministreve Balluku dhe Kumbaro që Task Forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të veprojë ky akt normativ dhe më pas të veproj. Ato duhet të ndryshojnë udhëzimin e tyre që e kanë bërë duke pasur qëllim të favorizojnë ata që shesin impiante dhe jo të trajtojnë ujërat e zeza.
Mbështesim çdo veprim në mbrojtje të mjedisit por kundërshtojmë me forcë këto gjobëvënie biznesit të ndershëm që nuk ndot por goditet për të mbushur arkën e shtetit dhe xhepat e klientëve të paracaktuar për impiante.
Etiketa: BiznesegjobaZhupa

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Negociatat mes PS dhe PD, Agalliu: Që opozita të ndryshojë duhet…

Pas Alibeajt edhe një tjetër deputet braktis grupin parlamentar të Partisë Demokratike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com