GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvilluar sot, u ndal te deklaratat dhe qëndrimet e eurodeputetëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, duke kërkuar nga mazhoranca që t’i dëgjojë dhe të reflektojë për mesazhet e partnerëve europianë.

Zhupa theksoi se Bashkimi Europian kërkon zgjidhje politike, luftë reale kundër korrupsionit, zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektim të së drejtës për protestë.

Ajo nënvizoi se një qeveri që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin nuk mund të vendosë vetë standardet e luftës kundër korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira, ndërsa iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetëve që kanë dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Pjesë nga fjala e Ina Zhupës:

Dhe kur partnerët tanë ndërkombëtarë flasin dhe kur Komisioni Jashtëm i Bashkimit Evropian flet, minimumi është që ju të keni vesh për të dëgjuar. Të keni vesh për të dëgjuar ato që thuhen, në mënyrë të tillë që të reflektoni dhe t’i përgjigjeni kërkesave për zgjidhje politike që kërkon Bashkimi

Evropian dhe përfaqësuesit e tyre. Një luftë ndaj korrupsionit nuk e bën dot ai që bën korrupsion dhe kreu i organizatës. Një luftë ndaj abuzimeve nuk e bën dot ai që është vetë abuzuesi. Një standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk i vendos dot ai që ka krijuar një lidhje të pashmangshme me krimin dhe me oligarkinë vetëm për të kontrolluar zgjedhjet. Dhe dhuna dhe represioni ndaj protestës dënohet nga secili nga eurodeputetët që thonë me zë dhe figurë që është policia që e nisi dhunën dhe patjetër që pati përgjigje edhe nga protestuesit, një gjë që e kanë parë të gjithë shqiptarët dhe e thotë çdo shqiptar që nuk vesh syzet e pushtetit për të lexuar sipas optikës së Edi Ramës, por shikon realitetin siç është dhe i ndjek zhvillimet siç janë.

Etiketa: BERamaZhupa

Lajme të lidhura

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon
Aktualitet

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve
Aktualitet

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar
Aktualitet

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
Aktualitet

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvilluar sot, u ndal te...

Lexo më shumë
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com