GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e shtetit dhe dështimin e sistemit shëndetësor.

Zhupa thekson se Rama duhet të sqarojë se kush i urdhëron efektivët e Policisë së Shtetit të veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ngjarjen.

Ajo kritikoi gjithashtu kryeministrin për paraqitjen e dërgimit të Erjoni për kurim në Romë si një akt bamirësie dhe mirësie të atij vetë, ndërsa sistemi shëndetësor shqiptar nuk arriti t’i ofronte zgjidhje.

“Edi Rama në çdo hap dhe në çdo qëndrim që mban është bërë pasqyra e degradimit të shtetit. Në rastin e Erjonit, të cilit i uroj me zemër shërim të shpejtë, ai fillimisht duhet të dilte dhe të thoshte kush e urdhëron Policinë e Shtetit që të sillet si miliçi serbe? Kush është ai që i detyron policët të mos zbatojnë ligjin po të zbatojnë urdhrat e Edi Ramës? Kush është përgjegjësi i drejtëpërdrejtë asaj ngjarje? A do të mbajë njeri përgjegjësi për atë ngjarje? Kjo është detyrë drejtëpërdrejtë e një kryeministri.

Ndërkohë, Edi Rama zgjodhi të shfaqej si një filantrop që dhuronte udhëtime shëndetësore në Romë me paratë buxhetit, kur fatkeqësisht sistemi shëndetësor shqiptar dështoi për ta kuruar Erionin.

E futën në operacion dhe nuk i dhanë dot zgjidhje dhe ishin të detyruar ta dërgonin në Itali. Po pikërisht për këtë po protestojnë qytetarët shqiptarë, që sot kemi një shtet që nuk i përgjigjet dot nevojave të tyre.

Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja kur ai është vetë problemi, kur ai me vendimmarret dhe me mosvendimmarret e tij e ka katandisur Shqipërinë në këtë gjendje që jemi sot.

Ndaj, më shumë se kurrë duhet t’i mbështesim studentët. Duhet të jemi në krahë të tyre edhe sot në protestën që kanë në orën 2 para Ministrisë së Arsimit”, shprehet Zhupa.

 

Etiketa: dhunapergjegjesRamaZhupa

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Para
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com