GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhvati miliona euro, çfarë vendosi Apeli për të riun mashtrues

10:29 - 16/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhvati miliona euro, çfarë vendosi Apeli për të riun mashtrues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi arriti të zhvasë miliona euro nëpërmjet mashtrimit, i riu kinez Liangbin Chen do të ekstradohet drejt vendit të tij. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

NJOFTIMI
Sikurse është raportuar më herët, në datë 29.09.2022, nga Gjykata e Apelit Tiranë :

Komisariati i Policisë Rinas, më datë 11.07.2022, rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, ka arrestuar në sportelet e hyrjes shtetasin me iniciale L.Ch. Kjo për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Lexo edhe: Mblidhet kryesia e PD-së, çfarë vendoset (Detaje)

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”. Ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale L.Ch, për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 1563 Akti, datë 14.07.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale L.Ch.
-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit L.Ch, “Arrest në burg”. Parashikuar nga neni 283 dhe 495-të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit sipas kërkesës së autoriteteve kineze.

Ky vendim nuk është ankimuar.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale L.Ch, për revokimin e masës së sigurimit

Me vendimin nr. 1563/1, datë 09.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

-Pranimin e kërkesës.
-Zëvëndesimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L.Ch, me vendimin nr. 1563 akti, datë 14.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Me atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.
-Urdhërohet shtetasi L.Ch që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ……., Tiranè,.
-Urdherohet organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e kètij vendimi që të realizohet mbikqyrja e vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë
– te Komisariatit Nr.1 Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit tè tij. Si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportës apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, pèr daljen e tij jashtë shtetit.

Çështja u shqyrtua në gjykatën e apelit mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si dhe mbi ankimin e shtetasit me iniciale L.Ch,

Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 848, datë 29.09.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1563/1 Akti datë 09.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.
-Mospranimin e ankimit kunder ketij vendimi, për shkak te heqjes dorë prej ankimit nga Organi i Prokurorisë.

Në vijim të komunikimeve sot në datë 16.11.2022, Gjykata e Apelit Tiranë Ju informon sa më poshtë :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka përfunduar gjykimin lidhur me kërkesën për lejimin e ekstradimit të shtetasit me iniciale L.Ch.

Me vendimin nr. 805 akti, datë 13.10.2022 kjo gjykatë ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës.
-Lejimin e ekstradimit të shtetasit L.Ch në Republikën Popullore të Kinës për efekt të zbatimit të vendimit penal të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kinë.
-Rrëzimin e kërkresës për revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit LCh.
-Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim shtetasi L.Ch, i cili kërkon ndryshimin e vendimit për lejimin e ekstradimit në Republikën Popullore të Kinës. Mospranimin e kërkesës për ekstradim. Si dhe revokimin e masës shtrënguese vendosur ndaj tij.

Në datën 04.11.2022 është regjistruar në Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm dhe po atë ditë cështja i është nënshtruar shortit elektronik, nga i cili është caktuar si gjyqtare relatore Znj. Marsela Dervishi

Në datë 09.11.2022, gjyqtare Marsela Dervishi deklaroi moskompetencën funksionale, duke i dërguar aktet tek gjyqtari Genti Shala, i cili më herët shqyrtoi cështjen që lidhej me masën e sigurimit personal.

Në lidhje me përbërjen e trupit gjykues që shqyrton cështjen e ekstradimit, u referua në vendimin nr. 369, datë 15.06.2021 të Gjykatës së Lartë, në të cilin interpretohet neni 493/6 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Lartë vlerëson se gjykata që shqyrton kërkesën për ekstradim ka të njëjtën përbërje, si ajo që shqyrton kërkesën për masë shtrënguese.

Cështja do të shqyrtohet sot në datë 16.11.2022 dhe do t’Ju njoftojmë mbi vendimin, që do të marrë gjykata.

P.s. Ky komunikim u vlerësua i nevojshëm për të sqaruar opinionin publik lidhur me përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit

Tiranë, 16.11.2022
Gjykata e Apelit Tiranë

 

Etiketa: apelKinemashtrim

Lajme të lidhura

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Para
Plagosi 15-vjeçarin dhe fshehu armën, arrestohet dibrani

Plagosi 15-vjeçarin dhe fshehu armën, arrestohet dibrani

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com