GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhvilloi 2 orë takim me Gledis Nanon, Jeton Lamin i tregoi 12 drejtorë policie të lidhur me Ervis Martinaj

21:57 - 04/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhvilloi 2 orë takim me Gledis Nanon, Jeton Lamin i tregoi 12 drejtorë policie të lidhur me Ervis Martinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jeton Lami, është oficeri i policisë operacionale që di shumë rreth fatit misterioz të zhdukjes së Ervis Martinajt. Njëherësh ky oficer i arrestuar vetëm pak ditë pas zhdukjes së Martinaj në Shijak, u kthye një ndër shkaqet e radhës që sollën rihapjen e konfliktit mes Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Ora News” ka mësuar nga burime të sigurta se Jeton Lami, pasi është vënë në dijeni përmes një videoje duke shoqëruar Ervis Martinaj dhe se ndaj tij kishte një vendim arrestimi, ai ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Takimi që ka zgjatur 2 orë e 30 minuta, është zhvilluar kokë më kokë në zyrën e kreut të policisë, Gledis Nano. Pikërisht në këtë takim, Jeton Lami, mësohet të ketë informuar Nanon për fatin e Ervis Martinaj, arsyet pse e shoqëronte të kërkuarin e SPAK me makinë dhe njëherësh ka treguar punonjës të tjerë policie, që Martinaj kishte kontakte.

Jeton Lami, i ka pohuar Gledis Nanos plot 12 drejtues të lartë policie, që janë ende në detyrë dhe ish-detyrë, të cilët kanë mbajtur kontakte dhe ndihmuar Ervis Martinaj. “Ora News” mëson se për emrat e drejtuesve të lartë të policisë, është informuar dhe një ambasadë mike në Shqipëri. Disa prej këtyre 12 emrave janë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa kanë shtrirje në qarqe.

Nga sa mësohet Nano, i ka kërkuar Jeton Lamit që rrëfimi i tij të merret me procesverbal në mënyrë që të kishte efektin e provës proceduriale. Por Jeton Lami s’ka pranuar propozimin e Nanos, për arsye sigurie. Lami sot mbahet në burgun e “Shën Kollit” në Lezhë, dhe deri në këtë fazë akuza ndaj tij është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është shkarkuar nga detyra. Para se t’i kërkohej dorëheqja dhe më pas të largohej me shkarkim, Gledis Nano, ka zhvilluar një takim me ministrin Bledi Çuçin, duke e vënë në dijeni mbi përmbajtjen e dëshmisë së oficerit të arrestuar Jeton Lamit dhe emrave të zyrtarëve të lartë të policisë që ai i ka treguar.

Tre ditë pas këtij takimi, ministri Çuçi ka thirrur në zyrë Gledis Nanon, duke i kërkuar dorëheqjen për shkak të ngjarjeve kriminale, besimit jo të mirë të publikut tek policia dhe arsye të tjera.

Nano ka këmbëngulur për të mos dhënë dorëheqjen, duke refuzuar të largohet. Por pozicioni i tij i punës është zgjidhur me shkarkimin zyrtar që i bëri ditën e mërkurë, 31 gusht 2022 kryeministri Rama./ OraNews

 

Etiketa: ewrvis martinajnano. jeton lamipolice

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Si të kuptoni nëse dhimbja e gjoksit është një problem me zemrën

Si të kuptoni nëse dhimbja e gjoksit është një problem me zemrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com