GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Zhvishet” familja e Leonard Bombajt, jeta e tyre mes dramës dhe humorit

10:55 - 09/02/22
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
familja e Leonard Bombajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Të zhveshur, po bashkë” është shfaqja më e re ngjitur në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një histori me nota sa dramatike, aq edhe komike, që prek qenësinë e realitetin sot, që u bërtet me zë të lartë padrejtësive, që ngrihet përmbi jetën e çdo shqiptari në një hark kohor prej 24 orësh, si rrallëherë në Shqipëri, një aktor zgjedh të ngjitet në skenë me familjen. Përmes një stand up komedie, Leonard Bombaj përmes monologjeve, batutave pikante dhe situatave të krijuara përgjatë shfaqjes e bënë “Të zhveshur, por bashkë” të shtrihet në gjithëkohësi, ndërsa Leonard Bombaj tregon për përgatitjet brenda ambienteve të shtëpisë:
Përjetimin e kësaj jete sa familjare aq edhe artistike mendoj se e kam kaluar këto ditët e fundit. Më duhet të them që kam qenë shumë i pamëshirshëm artistikisht mbi familjen time. Imagjino të shkosh te krevati-se e ka këtë privilegj ky regjisor dhe t’ja heqi mbulesën vajzës e t’i thotë çohu se do të bëjmë prova, e njëjta gjë me bashkëshorten. “Lëre, – i thashë. Do të lë pa ngrënë”, – më tha.
-Nuk më duhet do të bëjmë prova!Faza e provave në tavolinë me artistët, unë e kam bërë gjysmën në shtëpi. Pjesa tjetër pastaj ka qenë fizike. Që ti të merresh me familjen i bie që një ditë të ngelesh pa ngrënë, pasi ti i thua familjes që ti do të merresh me art. Aktori ndalet edhe te një nga problematikat më të ndjeshme, ajo e dukjes në rrjetet sociale, që nga një anë duket sikur mbisundon qenien: Ne u zhveshëm në fund për të shtuar follower-sat djalit tonë. Mendoj që vetëm kjo linjë e një adoleshenti e konflikteve të tij të brendshme: A ka vend në këtë botë për të? A duhet të bëhet ai influencer? A duhet të blejë ai virtualisht? A duhet të zhvishet virtualisht, të gjitha këto meritojnë një skenar të tërë. Mendoj që brenda shoë-t tonë ai është adrenalina e të gjithë spektaklit, pasi me performancën e tij në rrep i bënë të gjithë shikuesit për vete.
Një nga rrafshet e shumta nëpër të cilat kalon shfaqja është edhe dykohësia. E djeshmja që i përshtatet së sotmes, librat e mënjanuar nga të rinjtë, ndërsa Bombaj tregon: Libri është pjesa më e natyrshme që erdhi në këtë shoë, pasi duke e ditur çfarë temash po prekim, çfarë dimensionesh aq më tepër një nga kulmet e veprës së Pëllumb Kullës, për mua ato kanë dimension botëror. Unë përgjoja fëmijët e mi kur ua thoja dhe e bukura është që vajza ime, që është 11 vjeç për 12 e mësoi këtë gjë si skenar prej gojës së babait e tha, dhe pastaj unë befas po e përgjoja dhe po shihja si po hapte librin e po lexonte vetë. Sa i përket poetit Petrit Ruka, aktori shprehet: Ai ka filluar rilindjen e tij të përjetësisë në antologjinë shqiptare. Sa më shumë do të kalojë koha, ai do të bëhet më i famshëm dhe ne përmes kësaj shfaqje funksionojmë si një libër i hapur, iu themi njerëzve: Hajdeni lexoni me sy.
Në shfaqje preket gjithashtu edhe tjetri, i ndryshmi nga ne. Jamarbër Hoxha vjen me një monolog të ndjeshëm, ndërsa në skenë me të voglin bashkohet edhe vajza e Leonard Bombajt. Në shumësinë e situatave shikuesi herë bëhet gati të përlotet e herë të qeshi. Shfaqja do të ngjitet përgjatë muajit shkurt tek Eksperimentali, ndërsa së shpejti pritet të nisin edhe turet nëpër rrethe. Deri më tani spektatori e ka përqafuar shfaqjen me të gjitha ngjyrat e saj, ndërsa familja e Bombajt e vetë aktori mezi presin të ngjiten edhe në teatrot e gjithë vendit.

Gijotina.com

 

Lajme të lidhura

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme
Aktualitet

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme

07:45 - 25/12/25
Pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale, lahuta shpallet zyrtarisht në UNESCO
Aktualitet

Pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale, lahuta shpallet zyrtarisht në UNESCO

13:17 - 09/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Ekstradimi/ Naço te “Siguria”: Lajm i keq për “skifterët” shqiptarë

Ekstradimi/ Naço te “Siguria”: Lajm i keq për “skifterët” shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm
Botë

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm

20:43 - 27/12/25

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, po përballet me ndërprerje masive të energjisë elektrike pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën...

Lexo më shumë
Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

Deputetët e PD-së marshojnë në Surrel: Rama jep dorëheqjen, ose shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë

20:15 - 27/12/25
“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

“Jep dorëheqjen”/ Berisha: Nga Korça i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe kapital

19:45 - 27/12/25
Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe  as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

Qytetari-Salianjit: S’do vija për Berishën dhe as për Ramën, koha për të drejtuar të rinjtë

19:40 - 27/12/25
Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Salianji nga Shkodra: Koha të ndryshojmë partinë

19:28 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com