GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zhvlerësimi i rublës ruse, pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhvlerësimi i rublës ruse, pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlera e rublës ruse ka rënë në nivelin më të ulët që nga javët e para të luftës në Ukrainë, ndërsa Moska vazhdon të rrisë shpenzimet ushtarake dhe po vuan nga pasojat ekonomike të sanksioneve perëndimore.

Për të mbrojtur monedhën e vendit, banka qendrore e Rusisë të martën rriti normat e interesit me 3.5 për qind, një vendim që e çoi në 12 për qind normën e interesit në Rusi. Eksperti britanik Timothy Ash thotë për Zërin e Amerikës se zhvlerësimi i rublës dhe sfidat e tjera të ekonomisë ruse janë pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore, të cilat më në fund po japin rezultate.

Banka Qendrore e Rusisë mori vendim për të rritur me 3.5 për qind normën e interesit, një lëvizje që synon të luftojë inflacionin dhe të forcojë rublën pasi të hënën ajo ra në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Vlera e monedhës ruse ka rënë afërsisht 30 për qind që nga fillimi i vitit. Të hënën një dollar amerikan shkëmbehej me mbi 101 rubla ruse. Pas vendimit për rritjen e normave të interesit, rubla shënoi një përmirësim të lehtë kundrejt dollarit në kursin e këmbimit të valutave.

Ekonomisti Timothy Ash thotë se lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kanë filluar të ndikojnë në ekonominë ruse, duke përfshirë valutën e saj, rublën.

Por ekonomisti britanik Timothy Ash thekson se nuk ka një zgjidhje të lehtë për çështjet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit.

Qytetarët rusë tashmë janë të shqetësuar nga paqëndrueshmëria ekonomike dhe luhatjet drastike të rublës.

Sipas Bankës Qendrore të Rusisë, inflacioni arriti në 7.6 për qind gjatë tre muajve të fundit.

Në shkurt të vitit 2022, menjëherë pas sanksioneve të vendeve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, rubla ra ndjeshëm, deri në nivelin 130 me 1 kundrejt dollarit, por banka qendrore ruse rriti normën bazë të interesit deri në 20 për qind në ditët pasuese dhe vendosi kontrolle mbi kapitalin që stabilizuan vlerën e rublës.

 

Etiketa: Luftarubla ruse

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Qëlloi me armë dhe braktisi mjetin, gjendet pistoleta e 23 vjeçarit

Qëlloi me armë dhe braktisi mjetin, gjendet pistoleta e 23 vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com