Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mëngjesin e kësaj të enjteje, në ambientet e “Arena Center”, ku flakët kanë përfshirë zyrat e “Top Albania Radio”.
Zjarri ka ndërprerë aktivitetin e zakonshëm të radios, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.
Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me incidentin.










Discussion about this post