Një vatër e madhe zjarri ka rënë paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit. Zjarri u shfaq në zonën e quajtur Shtane në një sipërfaqe pyjore më dush dhe dëllinjë.
Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar 8 efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë ndërsa Shërbimi Pyjor 3 efektivë zjarrfikës. Po punohet për të bërë të mundur shuarje dhe izolimin e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe të madhe prej 8-10 ha me përshkrim.
Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecin në këmbë ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë e favorizuar nga erërat e forta që përhapin flakët.
Shuarja po bëhet me lopata dhe pompa shpine të shuarjes së zjarrit pasi makina zjarrfikëse e ka të pamundur futjen në mal. Kujtojmë se gushtin e vitit të kaluar u shkrumbuan qindra hektarë pyje e kullota
Discussion about this post