GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zjarr në një restorant të Shkupit, ja gjendja e të plagosurve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Zjarr në një restorant të Shkupit, ja gjendja e të plagosurve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zjarri që ra të shtunën pasdite në një restorant në Shkup u shkaktoi lëndime dhjetëra personave, dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk pati viktima, sipas njoftimeve të autoriteteve.

Zjarrfikësit dhe organet e rendit e ato shëndetësore bënë të ditur të dielën se 28 vetë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishin thithur tym, ndërsa vetëm një person është ndalur për trajtim në spital. Bëhet fjalë për njërin prej zjarrfikësve që kishte ndërhyrë në shuarjen e zjarrit, që zyrtarët thonë se është në gjendje të qëndrueshme.

Shtatë persona të tjerë, të cilët kishin marrë trajtimin e duhur, kanë dalë nga spitali. Katër të tjerë pasi u transferuan në spitalin e qytetit “Tetë Shtatori” dhe morën trajtimin e nevojshëm, që të gjithë janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar në shtëpi, sipas autoriteteve shëndetësore.

Zjarri kishte rënë në kuzhinën e restorantit Bushi në çarshinë e vjetër të Shkupit. Organet hetuese ende nuk dinë se si ishte aktivizuar zjarri, por se po hetojnë për të zbuluar shkaqet.

Policia ka bërë të ditur se zjarri kishte shpërthyer gjatë përgatitjeve për një ceremoni dasme që duhej të mbahej në mbrëmje ku do të merrnin pjesë treqind mysafirë./VOA/

 

Etiketa: gjendjaplagosuritrestorantShkupZjarr

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
E rëndë/ Gjendet e vdekur një grua në kabinën e një anije turistike

E rëndë/ Gjendet e vdekur një grua në kabinën e një anije turistike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit
Sport

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit

12:11 - 29/11/26

Në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin, në qytetin e Shkodrës u zhvillua Kupa e Miqësisë, një aktivitet sportiv që...

Lexo më shumë
Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 61 të lënduar, mes tyre një protestues me dëmtim në sy, 5 ende në spital

11:52 - 29/11/26
“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com