Mbrëmjen e sotme vend depozitimit të plehrave të qytetit të Peqinit i është vendosur zjarri.
Nga të dhënat e para mësohet se kanë qenë banorët e zonës që u kanë vendosur zjarrin, zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.
Prej shumë vitesh plehrat e qytetit të Peqinit depozitohen në një vend të caktuar me miratimin e bashkisë në dalje të qytetit.