GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 25 vatra zjarri janë raportuar gjatë së mërkurës, prej të cilave 8 vijojnë të mbeten aktive. Situata më problematike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan në bashkinë e Mallakastrës. Gjatë orëve të pasdites flakët kanë përparuar me shpejtësi në masivet pyjore duke djegur pisha. Ndonëse në terren janë angazhuar zjarrfikëse nga disa bashki, kryebashkiaku i Mallakastrës deklaron se ka qenë e pamundur nga forcat zjarrfikëse që vatrat të izolohen.

“Për shkak të erës sidomos në darkë kemi një përhapje në masivin pyjor të Ngraçanit dhe pak në pjesën e Lofkëndit. Aktualisht do të punohet me monitorim dhe mbajtjen nën vëzhgim për të mos pasur problematika të theksuara. Nesër në mëngjes do të rinisim me ndërhyrjen nga ajri”, thotë Qerim Ismailaj.

Për të parandaluar përhapjen në zonat e banuara deputeti i Mallakastrës Klevis Jahaj thotë se forcat zjarrfikëse dhe policia do të jenë gjatë gjithë natës për monitorim në terren. Një thirrje e ka edhe për banorët e zonës.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë qoftë për pronën dhe jetën e tyre dhe të dëgjojnë autoritetet për udhëzimet nëse do të ketë nevojë për evakuime”, tha Jahaj.

Në Riban për herë të parë pjesë e operacionit nga ajri u bë edhe avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-833”.   Avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të këtij tipi, të cilët do të vijne në fund të vitit. Aktualisht operacionet po kryhen nga pilotët e kompanisë, të cilëve më pas do t’u bashkohen pilotët shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi aktivizimin e avionit si një forcë shtesë në përballjen me zjarret e kësaj vere.

Sipas raportimit ditor të Ministrisë së Mbrojtjes, vatra aktive zjarri ka edhe në qarkun e Elbasanit në fshatin Mjekës dhe në Shqiponjë të malit të Dardhës, në zonën malore ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, por pa rrezik për zonat e banuara.

Në orët e mbrëmjes një vatër zjarri përfshiu edhe parcelat kodrinore Zebel në Pocest të Maqellarës në Dibër ku flakët iu afruan banesave, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve u bë e mundur shmangia e rrezikut.

Gjatë ditës është arritur të shuhet plotësisht zjarri në Penkovë të bashkisë Selenicë, që preku 2 hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura.

Në operacionet për shuarjen e zjarrëve gjatë ditës janë angazhuar helikopterët e Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar, i cili përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1zjarret

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s'i mbështet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com