GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Zjarret janë të qëllimshme, qytetarët të denoncojnë”/ Peleshi: S’quhet spiunllëk, por qytetari

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zjarret janë të qëllimshme, qytetarët të denoncojnë”/ Peleshi: S’quhet spiunllëk, por qytetari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat, ka treguar situatën e vatrave të zjarrit në vend.

Ai ka thënë se në Gjirokastër, ku humbi jetën 1 person, situata paraqitet më e stabilizuar. Gjendja sipas tij është më e rënduar në Vlorë, me Karaburunin si vatër më të rrezikshme. Ministri tha se aktualisht po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e flakëve, ndërsa pritet të vijë një ekip i specializuar nga Holanda.

Peleshi u shpreh i bindur se zjarret janë të qëllimshme dhe tregoi se deri më tani kanë fakte e emra konkretë të tyre. Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës dhe sulmet e tyre. Ai tha se ekipet e zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura nuk punojnë me mjete rrethanore, por me ato të duhurat për të vendosur në kontroll flakët.

“Situata në Gjirokastër është shumë e qetë. Dje jemi përballur me situatë të vështirë sepse jemi përballur me disa vatra zjarri të rrezikshme. I kemi të forta dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme. Pra disa vatra kanë shpërthyer në të njëjtën kohë.

Shtuar edhe kushtet atmosferike. Rreth tre katër fshatrave ka pasur flakë e zjarre të shumta. Jemi përpjekur të mos kemi banesa të djegura, sidomos në fshatin Asim Zenel, flakët kanë rrethuar fshatin, por në fund ia kemi dalë. Tani që flasim vatrat janë fikur ka vetëm vatra të vogla pa rrezik. Në Pashaliman e konsideruam të fikur zjarrin në orën 20:00. Por më vonë vatra u riaktivizua sërish. Ka kaluar më e keqja, por po punojmë akoma. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake, e kjo e rrit rëndësinë që ka. Vatrat më të rrezikshme janë në Karaburun. Është djegur një faqe e malit, rreziku është prekja e Parkut të Llogarasë.

Kemi tre helikopterë në punë, po punohet në disa drejtime për të mos lejuar avancimin e vatrave të zjarrit. Që në krye të herës i kemi kërkuar kërkesë për mbështetje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera, si Italinë, Greqinë, Turqinë, Çekinë, Ukrainën. Holanda është përgjigjur në mënyrë bujare dhe sot presim të sjellë një ekip të sajin te ne për të na mbështetur nga zjarret. Do të jemi shumë të varfër në raport me Turqinë, që nuk kanë t’i bëjnë këtyre situatave, nuk parandalohen 100%. Jam i bindur që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ato eliminohen si përgjigje e gjithë shoqërisë, që duhet ta quajnë qytetari e jo spiunllëk për zjarrvënësit. Kemi emra, kemi arrestime, për disa ka prova edhe vatrat sa më herët të lajmërohen aq më mirë është. S’dua të heq përgjegjësitë që kemi ne, për të qenë më të shkathta.

Ka limite çdo shtet, sado i fuqishëm të jetë një shtet, nuk ka kapacitete për të përballuar këto situata. Nuk punohet me mjete rrethanore. Nuk është ndihmë të përdorim nota peçorative për ushtarin.

E kam fjalën për opozitën. Vlen më tepër të merremi faktin se si ka mundësi që në një moment të ndizen 10 vatra zjarri brenda një makine. Edhe për zjarrin e Karaburunit kemi emra, kam marr garanci dhe nga ministri i Brendshëm që do të ketë ndalime. Janë ndërruar tre veta, ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar që zjarret janë të qëllimshme”, Peleshi.

Etiketa: apelniko peleshiZjarr

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Gjirokastër/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në zonën ‘Arshi Lengo’

Gjirokastër/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në zonën ‘Arshi Lengo’

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com