GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zjarret në Kanada, mijëra persona të evakuuar

22:33 - 18/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në Kanada, mijëra persona të evakuuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë që të mbajnë të hapur rrugën e vetme që mundëson daljen nga kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë. Zjarret janë përhapur shumë pranë qytetit ku jetojnë 20 000 banorë, të cilët po vazhdojnë evakuimet.

Avionët për fikjen e zjarrit kanë punuar vazhdimisht që autostrada në Jellounajf të mbetet e hapur, përderisa banorët o evakuohen.

Autoritetet po përdorin topa uji dhe mjete të tjera për të parandaluar që zjarret të kaplojnë qytetin. Zjarret e egra janë përhapur 15 kilometra afër qytetit.

Erërat që fryjnë nga veriperëndimi, së bashku me reshjet e pakta të shiut, kanë ndërlikuar përpjekjet për fikjen e zjarrit. Zyrtarët e emergjencave thanë se gjatë fundjavës zjarret mund të arrijnë deri në qytet.

“Jemi përballë disa ditëve kritike”, tha Shane Thompson, ministër qeveritar për Territoret Veriperëndimore.

Qindra kilometra në jug të Jellounajfit, shtëpitë janë djegur si pasojë e zjarreve. Banorët veçse janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi zjarret janë përhapur edhe më shumë. Shërbimet e emergjencave thanë se një vatër e zjarrit është përhapur në 68 kilometra katrorë. Mijëra persona veçse janë larguar nga shtëpitë pasi që në Territoret Veriperëndimore janë afër 100 zjarre.

Këto janë zjarret më të këqija që kanë shpërthyer në historinë e Kanadasë.

Ky shtet është përballur me numër rekord të zjarreve gjatë këtij viti, që kanë djegur mbi 137.000 kilometra katrorë në mbarë vendin, ka thënë Qendra kanadeze për Zjarret Pyjore.

Deri të premten në mëngjes, mbi 1.000 zjarre të egra ishin aktive në mbarë vendin dhe mbi gjysma e tyre vlerësohet se janë jashtë kontrollit. /Rel/

Etiketa: Kanadazjarret

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Bayern e nis me “poker” sezonin e ri të Bundesliga

Bayern e nis me “poker” sezonin e ri të Bundesliga

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com