GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministri Peleshi fajëson bashkitë: Neglizhentë! Kërkojnë helikopterin kur…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Peleshi paralajmëron: Vjosa mund të dalë nga shtrati, rrezik përmbytjesh në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur me tone të ashpra në lidhje me zjarret, në një deklaratë nga Korça ku zhvilloi një takim me strukturat e Emergjencave Civile, kryetarët dhe prefektët.

Ai theksoi se kapacitetet e brendshme ajrore janë të limituara, ndërsa shtoi se sensibilizimi për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial është shumë i rëndësishëm.

“Kapacitetet tona të brendshme ajrore janë të limituara dhe nuk kam pse e fsheh. Sazani nuk u dogj, pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë. Ky ishte edhe qëllimi i takimit te sotëm sepse nuk funksionon akoma siç duhet zinxhiri i reagimit, të parët që ata përballen duhet të jenë administratorët , bashkitë. Nuk e kam fjalën për kritika specifike, por ky zinxhir nuk funksionon siç duhet. Çdo bashki nuk reagon, e para neglizhojnë proceset, sensibilizimin shumë të rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata. Vetëm kur e shohinn tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin. Helikopterë edhe 5 edhe 10 dhe 20 të ketë Shqipëria nuk mund të hedhë ujin në çdo vatër zjarri. Është e rëndësishme që të reagojmë nga bashkitë dhe pastaj patjetër kur vjen çështja që bashkitë me kapacitetet e tyre nuk e përballojnë dot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura bën koordinimin e të gjitha kapaciteteve në të gjitha institucionet përfshi dhe kapacitetet e forcave të armatosura dhe kur mundësitë tina shterojnë është mekanizmi europian i Mbrojtjes Civile i cili reagon dhe mbështet të gjitha vendet e bashkimit Europian por jo vetëm. Mekanizmi i emergjencave na është përgjigjur shumë shpejt në rastin e Sazanit me një mjet Greqia që pati goxha efekt, por zjarret në fund i shuan ai ushtari që ndonjëherë e përqeshin, por që bën punë të pazëvendësueshme as nga avioni as nga helikopteri. Sot kam filluar një tur për takimet me kryetarët e bashkive, prefektët dhe strukturat e emergjencat civile për t’ju kujtuar detyrimet ligjore por edhe për tu angazhuar edhe nga ana jonë për një bashkëpunim të mirë. Funksionon në këtë mënyrë, agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, nuk ka kapacitetet e veta, nuk ka mjetet e veta, por është institucioni që koordinon të gjitha  për t’ju përgjigjur rasteve të emergjencave civile. Radha fillon që nga kryeplaku i fshatit dhe më pas të gjitha të tjerat. Ministria  e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 mln dollarë për Emergjencat Civile për bashkitë jo kudo është përdorur si duhet dhe me zgjuarsi apo përgjegjshmërinë e duhur. Ne kemi kapacitetet tona të brendshme ajrore të cilat janë të limituara dhe nuk ka asgjë për tu fshehur, takati financiar i Shqipërisë nuk është të blerë avionë për shuarjen e zjarreve, ato kushtojnë 50 mln euro, nuk është puna që nuk i kemi 50 mln euro, por mjete të tilla kërkojnë dhe kapacitete mirëmbajtje, por mirëmbajtja kushton më tepër sesa helikopteri”, ka thënë ai.

 

Etiketa: niko peleshi

Lajme të lidhura

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Aktualitet

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
A u ndërtuan 4 shtëpitë që premtove? Donaldi vihet në siklet nga këngëtari në emisionin e tij

A u ndërtuan 4 shtëpitë që premtove? Donaldi vihet në siklet nga këngëtari në emisionin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin
Sport

Shqipëria e vajzave për herë të parë në “play-off” të Botërorit, trajneri Grima shpall listën për ndeshjet me Uellsin

10:12 - 02/10/26

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit...

Lexo më shumë
Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com