GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret/ Situata ende problematike, 29 vatra ende aktive

12:26 - 14/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Delvinë/ Zjarri përfshin Kakodhiqin dhe Lefterhorin, banesa dhe një kishë në flakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e zjarreve në vend është më e stabilizuar, megjithatë mbeten aktive 29 vatra në disa qarqe të Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat operative kanë raportuar 57 vatra, ndërsa puna po vijon me intensitet për shuarjen e atyre që mbeten të ndezura.

Njoftimi i Emergjencave Civile detajon situatën në qarqet kryesore të prekura:

Bilanci i zjarreve sipas qarqeve

Qarku Vlorë: Vazhdon puna në vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër, ku forca të shumta po operojnë në lartësitë e Malit të Sopotit. Aktive mbetet edhe vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq në Bashkinë Finiq, si dhe në Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht. Në fshatin Brataj ka rënë një vatër e re, ku po punojnë zjarrfikësit.

Qarku Dibër: Zjarri në Malin me Gropa të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur, po mbahet nën kontroll. Ndërkohë, në fshatin Tërnovë, flakët janë me intensitet të lartë, por pa rrezikuar banesat. Në terren janë angazhuar forca të shumta nga MZSH, forca pyjore, bashkiake dhe efektive të Forcave të Armatosura.

Qarku Berat: Situata mbetet kritike në fshatrat Zhapokikë, Plashnik dhe zonën e mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në Poliçan, ku dje u evakuan 20 banorë. Në ndihmë të forcave tokësore janë angazhuar dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe dy helikopterë që po operonin në Gramsh. Në fshatrat e tjerë si Velçan, Orizaj dhe Vokopolë, zjarret janë nën kontroll.

Qarku Tiranë: Zjarret në Malin e Bërzhitës, si dhe në fshatrat e Bashkisë Rrogozhinë, janë vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së menjëhershme. Në disa zona, tereni i vështirë malor ka bërë që flakët të mos shuhen plotësisht, por rreziku për banesat është shmangur.

Qarku Gjirokastër: Puna vazhdon për shuarjen e zjarrit të ardhur nga Finiqi, i cili u përhap në dy fronte, por u vu nën kontroll. Në Hormovë, zjarri është aktiv vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në Malin e Sopotit, vatra e re pranë antenave të RTSH-së po monitorohet vazhdimisht.

Qarku Elbasan: Që në orët e para të mëngjesit, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Kullollas të Gramshit, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe Forca të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të huaj (çek dhe sllovak).

Në total, në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 1,143 forca operacionale, të mbështetura nga 409 ushtarë, 65 automjete zjarrfikëse dhe 23 mjete të tjera. Në ndihmë erdhën edhe 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.

Vatra zjarri janë raportuar edhe në qarqet Shkodër, Kukës dhe Korçë, ku puna e forcave në terren po vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Në fshatin Gërmenj të Kolonjës, situatën e kanë vështirësuar edhe shpërthimet e municioneve që ndodheshin në perimetrin e zjarrit.

Etiketa: Kryesore1Zjarr

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Para
Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com