GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarrëvënie e qëllimshme/ Pesë të proceduar dhe 1 i arrestuar në Elbasan, mes tyre dhe inspektori i pyjeve

11:14 - 18/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarrëvënie e qëllimshme/ Pesë të proceduar dhe 1 i arrestuar në Elbasan, mes tyre dhe inspektori i pyjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht disa persona pasi dyshohet se i kanë vendosur zjarrin disa sipërfaqeve pyjore.

Sipas njoftimi të policisë, janë proceduar penalisht shtetasit Jonian Tafani pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dhe Izet Hoxha, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Gryka e Asllanit”,

Po ashtu, shtetasit Valmir Kopaçi dhe Avni Nezha janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasi Pëllumb Kopaçi., si dhe  është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” , shtetasi Oltion Leka, ( inspektori i pyjores).

Njoftimi i policise:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan /Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të zjarrvënies dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.

Procedohen penalisht dy shtetas për zjarrvënie.

Arrestohet në flagranë një shtetas dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për prerje të paligjshme të pyejeve. Gjithashtu procedohet penalish edhe Inspektori i pyjores.

Sekuestrohen ne cilësinë e provës materiale 110m³ lndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Belsh / Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Belsh, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin J.T., 35 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Belësh, pasi dyshohet se në fshatin Marinëz, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, për pasojë janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit B.T.

Peqin/ Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I.H., 60 vjeç, banues në fshatin Trash, Peqin, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Gryka e Asllanit”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin P.K., 55 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40m³ dru pa leje përkatëse si dhe dy mjete që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrë” , shtetasi O.L., 32 vjeç , banues në Prrenjas (inspektori i pyjores).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit V.K., 36 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 50 m³ pa leje përkatëse.

Si dhe shtetasin A.N., 60 vjeç, banues në banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materiale 20 m³ pa leje përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie apo të presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Etiketa: arrestimeprocedim penal

Lajme të lidhura

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
Para
POLICIA NJOFTIM ZYRTAR/  Arrestohet ish zv. ministri i integrimit Albert Gajo, ja përse akuzohet

POLICIA NJOFTIM ZYRTAR/ Arrestohet ish zv. ministri i integrimit Albert Gajo, ja përse akuzohet

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com